Publikuar me datën: Sun, Aug 29th, 2010

Rezoluta për Kosovën, bumerang për Serbinë?

Prishtinë, 29 gusht – Politikanët serbë në Kosovë vlerësojnë se rezoluta për Kosovën, të cilën Serbia e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e konfronton Serbinë me vendet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-të, i kanë pohuar Radios Evropa e Lirë bashkëbisedues serbë të Kosovës. Rada Trajkoviq, politikane nga Graçanica shpreh mendimin se Serbia e ka kuptuar se nuk mund të konfrontohet me këto vende. Ndërkaq, Dragisha Kërstoviq thotë se kjo rezolutë do të jetë bumerang për Serbinë.

Zhvillimet e fundit kanë treguar se propozim rezoluta e Serbisë për Kosovën, të cilën ajo e ka paraqitur për t’u diskutuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, po i sjellë dhe do t’i sjellë probleme vetë Serbisë, vlerësojnë politikanët serbë të Kosovës.

Rada Trajkoviq, politikane nga Graçanica, thotë se janë të qarta sinjalet se rezoluta serbe për Kosovën nuk iu konvenon disa qarqeve të fuqishme brenda Kombeve të Bashkuara dhe se raporti i forcave nuk është i njëjtë sikurse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

 “Ndoshta mund të ndodhë absurditeti që rezoluta të kalojë dhe në një mënyrë ta devalvojë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në këtë kuptim, bashkësia ndërkombëtare, mendoj vendet që e kanë pranuar pavarësinë, po tregojnë nervozitet të madh dhe dëshirojnë të bëjnë marrëveshje me Beogradin”.

“Po shohim se edhe Beogradi është i vetëdijshëm që nga ai varet mjaft zhvillimi i Serbisë dhe është pozicionuar për konstruktivitet”, thotë Trajkoviq.

Ajo shton se pritet që Serbia do t’i qaset ndryshimit të rezolutës, gjë që mund të sjellë deri te votimi i saj, por që, sipas zonjës Trajkoviq, pavarësisht nga kjo, nuk do të mund të zgjidhet asgjë.

Ndërkaq, Dragisha Kërstoviq, po ashtu politikan serb nga Kosova, i vlerëson të pakta gjasat për rezoluta serbe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 “Gjasat janë të dobëta dhe kjo mund të dëgjohet edhe në qarqe zyrtare në Beograd. Në anën tjetër, e kemi edhe paralajmërimin nga kryetari Tadiq se do të tentohet që të bisedohet me Brukselin dhe Uashingtonin lidhur me ndryshimet eventuale të rezolutës”.

“Kjo do të thotë që ekzistojnë shenja që mundësia e kalimit të rezolutës është mjaft pezull, apo është më shumë afër asaj që rezoluta të refuzohet. Në këtë drejtim, mjaftë e qartë ka qenë edhe vizita e ministrit të Jashtëm gjerman”, vlerëson Kërstoviq.

Ndryshe, të dy këta politikanë serbë të Kosovës pranojnë se tashmë ekzistojnë mjaft zëra edhe në Serbi, që thonë se rezoluta serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, jo vetëm që do të dështojë, por do të jetë një bumerang për Serbinë.

Trajkoviq thekson se mosndryshimi i rezolutës nënkupton kundërshtime me vendet më të fuqishme të Bashkimit Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Trajkoviqit, kundërshtimi i këtyre vendeve nga Serbia, deri më tash është treguar se tërësisht i ka shkuar për shtati fuqizimit të pavarësisë së Kosovës.

“Mendoj se Serbia e ka kuptuar që pa këto vende, me siguri që largimi i Kosovës dhe vërtetimi dhe përforcimi i pavarësisë së saj do të jetë realitet. Tash Beogradi ngadalë po kërkon mënyra që me konstruktivitet dhe në marrëveshje me këto vende të gjejë zgjidhjen për problemin dhe çështjet në Kosovë”.

“Kështu që rezoluta, me siguri do të sjellë vetëm diçka që do të nënkuptojë thirrjen ndaj Prishtinës dhe Beogradit për të zgjidhur çështjet që janë me interes të banorëve që jetojnë në këtë hapësirë”, thekson Trajkoviq.

Ndërkaq, Kërstoviq thotë se mosmarrëveshjet e Serbisë me Bashkimin Evropian lidhur me rezolutën për Kosovën dhe vetë rezoluta do t’i sjellin mjaft kokëçarje Serbisë.

“Çfarëdo që të ndodhë, qoftë edhe nëse rezoluta merr përkrahjen e shumicës në Asamblenë e Përgjithshme, gjë të cilën unë nuk e besoj, atëherë do të bëhet problem në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë. Ky do të jetë vërtet një bumerang i madh për Serbinë”.

“Bumerang do të jetë edhe në rast se nuk kalon rezoluta, sepse atëherë vetë Serbia do ta pyesë udhëheqësinë që është angazhuar aq shumë për një rezolutë të tillë dhe nuk ka dëgjuar kurrfarë këshillash dhe propozimesh që kanë qenë nga vetë Serbia. Kjo do të jetë një problem i madh qoftë për udhëheqësinë aktuale, por edhe për Serbinë në përgjithësi”, përfundon Kërstoviq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close