Publikuar me datën: Thu, Aug 21st, 2014

REXHEPIN: QEVERINË E BLLOKUT E RRËZOJMË PËR DY JAVË

PDK është për një koalicion me LDK’në dhe partitë minoritare për një Qeveri stabile. Nëse ndërtohet Qeveria nga Blloku pa Vetëvendosjen do të rrëzohet brenda dy javësh, thotë Ministri Rexhepi.

Kam thënë publikisht, dhe po përsëris para jush, se fitorja e PDK’së është fitore e Kryeministrit Thaçi, me këshilltarët e tij, me grupin e tij. Natyrisht, edhe me përkrahjen e PDK’së, por kryesisht është fitore e Kryeministrit. Ai ka fituar si Kryeministër qëka pasur vizion, ka pasur fushatën më të mirë, ka marrë proteza që prekin xhepin e qytetarit dhe e ka arritur një fitore bindëse. Edhe pse sondazhet në fillim të vitit nuk kanë qenë ku me ditë sa të mira. Tash, është jo e ndershme të sakrifikohet pozita e Kryeministrit për një koalicion.
Tash, duhet të llogarisim, mirëpo, edhe opozita nuk është shumë e pashëndetshme. Nuk dua të merrem me parashikime, por nëse themelohet një Qeveri e bllokut pa Vetëvendosjen, atë e rrezon kur të duash. E rrëzon pas dy javësh. Ti bazohesh në votat e Listës “Sprska” se nëse janë çelësi i krijimit të Qeverisë, atëherë, çdo ditë do të kenë kërkesa aq të papranueshme, saqë do të jetë tepër e lehtë ta rrëzosh atë Qeveri. Ne i kemi provuar këto veç se nuk e kemi pasur Listën “Srpska” dhe kemi pasur probleme. Ndërsa, me Lista “Srpska” e cila dirigjohet nga Beogradi do të jetë shumë vështirë. Nëntë deputetët e Listës “Srpska” do të jenë çelësi i kësaj Qeverie nëse formohet në këtë mënyrë. Nëse futet në Qeveri edhe Vetëvendosje atëherë e ka një stabilitet më të madh. Por, është pikëpyetje sa përkrahet kjo Qeveri? Sa mund të harmonizojë Blloku me kërkesat e VV’së? Ose cila është perspektiva e VV’së në zgjedhjet e ardhshme? Tash, s’po dua t’i mëshoj VV’së, por disa militantë të VV’së që janë përkushtuar për parime, për ideale po tregohet se krejt e kanë pasur për të ardhur në pushtet. Kjo tash po vërtetohet se ata luftojnë për pushtet. Pra, ata që kanë hyrë për parime dhe ideale i largohen VV’së dhe në zgjedhjet e ardhshme do të bie. Ky është mendim i imi dhe s’do të thotë se është kështu, ka thënë mes tjerash në një intervistë për Express, Ministri në detyrë i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close