Publikuar me datën: Thu, Feb 24th, 2011

Rexhepi: Veriu mbetet prioritet për MPB-në

Mitrovicë, 24 shkurt – Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, vizitën e parë zyrtare pas riemërimit në këtë post e ka realizuar të enjten në Mitrovicë, ku ka thënë se veriu do të jetë prioritet në punën e tij.

Gjatë qëndrimit në qytetin e tij, ministri Rexhepi është takuar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, me të cilin ka biseduar për gjendjen e sigurisë dhe rrethanat aktuale në këtë komunë, me ç’rast janë pajtuar se situata në Mitrovicë kërkon një vëmendje të veçantë, njofton KosovaLive.

Kastrati, ka falënderuar ministrin Rexhepi, për vizitën e parë zyrtare në Mitrovicë pas riemërimit në këtë post, njëherit i ka uruar suksese dhe ka vlerësuar përkushtimin e tij për Mitrovicën.

“Angazhimi dhe përkushtimi juaj për Mitrovicën nuk ka munguar asnjëherë andaj ne çmojmë gjithë këtë që jeni duke bërë për qytetin tonë”.

Duke folur për gjendjen e sigurisë, Kastrati, ka thënë se javëve të fundit gjendja ka qenë më e qetë, përkundër disa incidenteve që kanë ndodhur në veri, por që nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme.

Ai vlerësoi se strukturat e sigurisë janë duke e menaxhuar mirë gjendjen, mirëpo kërkohet vendosmëri edhe më e madhe për vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit.

Njëherit vlerësoi lartë sjelljen dinjitoze dhe pjekurinë e treguar nga qytetarët shqiptarë që jetojnë në veri të qytetit, të cilët përkundër provokimeve të vazhdueshme kanë ruajtur gjakftohtësinë.

Nga ana tjetër, ministri Rexhepi, tha se Mitrovica dhe gjendja në veri paraqet prioritet për të si ministër i brendshëm, meqë situata kërkon një vëmendje të shtuar.

“Jemi duke punuar që Policia e Kosovës së bashku me EULEX-in të arrijnë një nivel të lartë bashkëpunimi me qytetarët, në mënyrë që efikasiteti i luftimit të krimit të jetë më i lartë”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close