Publikuar me datën: Tue, Jun 28th, 2011

Rexhepi paralajmëron “xhematin protestues” të mos e bllokojë rrugën

Prishtinë, 28 qershor – Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka paralajmëruar “xhematin protestues” se nuk do të lejohet bllokimi i rrugës të premten e ardhshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Protestën në kërkim të një xhamie të madhe ai e sheh si të drejtë të organizatorëve, por bllokimin e rrugës në asnjë mënyrë.

Besimtarë të fesë islame të organizuar nga një lëvizje e quajtur “Bashkohu”, e udhëhequr nga Fuad Ramiqi, kanë protestuar dy të premte radhazi para Xhamisë së Çarshisë, duke kërkuar një truall në qendër të Prishtinës për ndërtimin e një xhamie të madhe. Ndonëse në kryeqytet janë mbi 20 xhami, sipas këtyre protestuesve por edhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, nuk janë të mjaftueshme për t’u bërë vend besimtarëve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka dhënë një jo të prerë, se të premten nuk do të lejohet falja e namazit në rrugë. Jo pse është kundër namazit, por kundër bllokimit të rrugëve dhe lëvizjes së lirë.

“Jo. Mendoj se përgjigjja ka qenë shumë e qartë, ashtu siç na obligojnë edhe ligjet në fuqi që bllokimi i rrugëve nuk mund të bëhet, sidomos i rrugëve kryesore. Në raste të caktuara kur na njoftojnë ne ua përcaktojmë edhe lokacionin”, ka thënë Rexhepi, për të shtuar se protestuesit kanë leje të shprehin pakënaqësitë e tyre në sheshin tek Komuna.

Por udhëheqësit të lëvizjes “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, nuk po i pëlqen protestimi në atë vend. Ai mohon të ketë pasur bllokim rruge për dy të premte, duke thënë se ajo ka qenë falje namazi, që për shkak të numrit të madh të besimtarëve numri ka arritur deri në rrugë. Ai nuk e pranon se po shantazhohet shteti me bllokim rruge për arritjen e qëllimeve.

“Sikur ju ta dini dhe shteti që bllokim rruge nuk është kur lidhemi në namaz gjatë xhumasë. Ne jemi lidhë në namaz sikur që lidhen në çdo xhami tjetër dhe kjo nuk është as shantazh, por një e drejtë e jona që të lidhemi në namaz. Kur të mbushet xhamia ne nuk kemi ku me u falë, se nuk mund të hipim mbi xhami as me dalë përpara imamit, por lidhemi pas imamit. Në këtë rast jemi lidh pas imamit dhe ka ardhur deri te ajo pjesë që është bllokuar rruga që zgjat shumë shkurt”, ka thënë Ramiqi. “Është nevoja e lidhjes në namaz që reflekton bllokimin e rrugës”.

Pyetjes se pse nuk po protestojnë tek vendi i caktuar, por në mes të rrugës, ai është përgjigjur: “E pse e kemi zgjedhë, sepse qajo na ka pëlqyer”.

Ministri i Punëve të Brendshme kërkon që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë institucionale e jo nëpërmjet bllokimit të rrugëve, që do të shkaktonte bllokim të lëvizjes. Ai ka thënë se policia është e obliguar ta zbatojë ligjin me përpikëri.

“Prandaj në bazë të ligjeve ndalohet bllokimi i rrugëve. Ne ua kemi bërë me dije ehe presim me mirëkuptim se edhe ata do t’i binden asaj se nuk është kjo e orientuar as kundër komunitetit islam as kundër kurrkujt, por thjesht të respektohet rendi dhe ligji”, ka thënë Rexhepi.

Nënkryetari i PDK-së, Bajram Rexhepi, i cili udhëheq Policinë, thotë se bllokimi i rrugëve nuk do të lejohet edhe po të  mbështetej nga partia e tij. Ai thotë se është e drejtë e qytetarëve për protestë dhe e drejtë legjitime e tyre mirëpo në vendin e caktuar jo në rrugë.

Lideri i lëvizjes “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, shprehet se nuk po cenohet liria e lëvizjes së qytetarëve. Më skandaloze, sipas tij, është bllokimi i rrugëve për ndonjë këngëtar apo edhe për vizita, siç ishte ajo e shefit të delegacionit serb për bisedime, Borislav Stefanoviq. “Ajo është edhe më skandaloze. Kjo është një e drejtë elementare që nuk shkel lirinë dhe të drejtat e tjera. Është një herë në javë, është e përkohshme, është e shkurt”, ka thënë Ramiqi.

Po ku do të ishte trualli më i përshtatshëm për ndërtimin e xhamisë? Për Fuad Ramiqin hapësira e blertë para Fakultetit të Filologjisë do të ishte më e përshtatshmja. Ndonëse nuk e shenjëzën saktë atë pjesë, ai thotë se hapësira e përshtatshme është ndërmjet katedrales katolike dhe kishës ortodokse, që ndodhet në hapësirën e Qendrës universitare.

“Ne po kërkojmë një xhami të madhe në qendër të Prishtinës. Për neve do të ishte në qendër të Prishtinës aty ku është qendra e Prishtinës për krejt botën edhe për krejt Prishtinën dhe për krejt njerëzit që e dinë qendrën ku është. Në atë hapësirën ku janë të përqendruara dy objektet e tjera fetare të besimit tjetër”, ka thënë ai. Ramiqi ka paralajmëruar një konferencë të martën, në të cilën do të bëhet i ditur qëndrimi dhe plani i ditëve në vazhdim.

Nga ana tjetër rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, shprehet kategorikisht kundër ndërtimit të objekteve të kultit fetar në Qendrën universitare. Ndonëse e pranon se prona aty është komunale, ai ka thënë se është kundër. E për të treguar këtë kundërshtim ai ka treguar se si gjatë viteve  ‘90 ka qenë kundër ndërtimit të kishës ortodokse në hapësirën universitare.

“Më 26 qershor (1991 v.j.) kemi dalë rreth e qark këtij trualli diku 6 mijë studentë dhe profesorë. Ne kemi thënë se këtu duhet me dhënë shpirt e mos me lanë të ndërtohen objekte fetare në qendër të Universitetit dhe për këtë jam maltretuar fizikisht dhe psikikisht”, ka thënë ai. “Unë kam qenë dhe jam kundër ndërtimit të objekteve fetare qoftë kisha, xhamia, sinagogë. Ne nuk e kishim lejuar as kishë katolike e as xhami”.

Bashkësia Islame e Kosovës ia ka vu syrin një hapësire përballë Institutit Albanologjik në “Ulpianë”. Ata synojnë ndërtimin e xhamisë mu në hapësirën prej 90 arësh, në të cilën aktualisht ndodhet çerdhja e fëmijëve “Fatosët”.

Duke i mbështetur kërkesat e protestuesve por jo protestën, kryemami i Kosovës, Sabri Bajgora, ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka ndonjë koordinim me protestuesit, mirëpo kërkesat e tyre përputhen me ato që BIK-ut të shtruara qysh 12 vjet më parë.

Prishtina që sipas regjistrimit të fundit nuk del t’i ketë as 200 mijë banorë ka mbi 20 xhami. Mirëpo ky numër për përfaqësuesit fetarë del të jetë i pamjaftueshëm. Fuad Ramiqi thotë se kryeqytetit i duhen edhe 15 xhami të tjera për t’i përmbushur nevojat e besimtarëve

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close