Publikuar me datën: Thu, Jan 20th, 2011

Rexhepi: EULEX-i të tërhiqet nga veriu

Prishtinë, 20 janar – Pasi që EULEX-i ka shpallur veriun e Kosovës si zonë të rrezikshme, për shkak të ndryshimit të situatës së sigurisë, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka kërkuar publikisht nga ky mision që të tërhiqet nga veriu, shkruan sot “Koha Ditore”.
EULEX-i ka shpallur zonë rreziku veriun e Kosovës me anë të një vendimi që u është dërguar pjesëtarëve të këtij misioni, ku u kërkohet që të kenë kujdes në komunat veriore të Kosovës.
EULEX-i ka arsyetuar marrjen e këtij vendimi, për shkak të ndryshimit të situatës së sigurisë në atë pjesë, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak ministrit Rexhepi, i cili ka kërkuar nga EULEX-i që të tërhiqet nga veriu nëse nuk është në gjendje të veprojë.
“Gjendja në Mitrovicë ende nuk ka ndryshuar dhe në qoftë se EULEX-i nuk është në gjendje të veprojë atje, le të tërhiqet dhe për sigurinë do të kujdeset KFOR-i dhe Policia e Kosovës”, i ka thënë Rexhepi gazetës.
Por zëdhënësja e misionit evropian për sundim të ligjit, Kristina Herodes, ka deklaruar se ky vendim është marrë pas vlerësimit të fundit të situatës së sigurisë në atë pjesë. “Të gjitha misionet ndërkombëtare kanë rregulla të sigurisë, të cilat vazhdimisht rishikohen në bazë të ndryshimit të situatës së sigurisë dhe u komunikohen të gjithë anëtarëve të misionit si çështje rutinë”, ka deklaruar Herodes.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close