Publikuar me datën: Fri, Nov 26th, 2010

Reuters: BE-ja së shpejti hapë dialogun për viza me Prishtinën

Londër, 25 nëntor – Në javët e ardhshme, ose më së largu deri në fund të vitit Bashkimi Evropian do të hapë dialogun për viza me Prishtinën. Kështu thuhet në një analizë të agjencisë Reuters kushtuar raporteve të BE-së me Kosovën, të cilën e transmeton RTK-ja.

Hapja e këtij dialogu për viza do të ishte një inkurajim i madh për qeverinë e Kosovës dhe një sinjal i fortë se vendi është i vendosur fuqishëm në binarët e integrimit në BE. Reuters citon disa zyrtarë të Bashkimit Evropian të kenë argumentuar se, “sa më shpejt fillon të hapet dialogu për viza aq më mirë, pasi Kosova ka nevojë të inkurajohet për të filluar bisedimet e rëndësishme me Serbinë për çështje praktike”. Ndonëse Beogradi dhe Prishtina janë pajtuar për fillimin e bisedimeve ende asnjëra palë nuk ka bërë ndonjë lëvizje në drejtim të fillimit të takimeve formale. Reuters shkruan në analizën e vet se disa diplomatë evropianë kërkojnë me ngulm hapjen e dialogut për viza me Kosovën, sepse siç thonë ata, mund të ndodhë që politikanët e Kosovës të kushtëzojnë fillimin e bisedimeve me Serbinë me nisjen e dialogut për viza me Bashkimin Evropian. Ndonëse Kosova është një vend i vogël dhe i varfër prej 2 milionë banorësh, ajo mund të jetë çelësi i stabilitetit në rajon, i cili ka qenë i përfshirë për disa dekada nga konfliktit etnike.

Në tërësi, Brukseli ka një politikë të qartë ndaj Kosovës. Ai thotë se Prishtina mund të bëhet anëtare e BE, por vetëm kur të përmbush kushtet. Ajo që për Bashkimi Evropian paraqet shqetësim të shtuar është migracioni i paligjshëm. Ndonëse se Kosova është një vend i vogël, me një popullsi prej rreth 2 milionë, qytetarët e saj tashmë përbëjnë grupin e pestë më e madhe e azilkërkuesve në BE. Sidoqoftë shkruan Reuters, shtyrja e dialogut për viza me Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian do të përbënte një turp.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close