Publikuar me datën: Sun, Oct 23rd, 2011

Reichel: Ahtisari jep mjaft, nuk ka nevojë për plan të ri për veriun

Prishtinë, 23 tetor – Ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, ka thënë për “KIM Radio”, që është me rëndësi që të gjithë ta kuptojnë se ideja për ndryshimin e kufijve në Kosovë thjesht nuk është më gjë e mundshme.

Reichel ka deklaruar që nuk beson në mundësinë që veriu i Kosovës të ekzistojë si njësi politike, dhe ka vlerësuar se është i panevojshëm çfarëdo i ashtuquajtur Plani Ahtisari plus, për të cilin po spekulohet, raporton Koha Ditore.

“Sa i përket Planit të Ahtisarit, mendoj që ai tashmë është shumë zemërgjerë. Ai serbëve në Kosovë, por edhe komuniteteve të tjera u ofron mjaft liri dhe unë çdokujt do t’i kisha sugjeruar që së pari ta lexojë atë plan dhe të njihet me atë që shkruan aty, para se të fillojë të flasë për ndryshimet”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar që është shumë me rëndësi të kuptohet që KFOR-i dhe EULEX-i duhet ta zbatojnë mandatin e tyre në tërë territorin e Kosovës.

“Porosia ime e dytë për të gjithë, pra edhe për serbët në veri të Kosovës, është që të mendojnë se a është vërtet aq keq të jetojnë në Kosovë, ku sipas ligjeve ekzistuese u janë të siguruara të gjitha të drejtat. Jo vetëm sipas ligjeve të Kosovës, por edhe praninë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila është garanci që ato ligje do të zbatohen”, ka thënë ai.

Reichel ka theksuar që Beogradi tashmë një kohë të gjatë “po përpiqet që ta kushtëzojë dialogun me bisedime për kufij në veri të Kosovës që nuk është fare temë e dialogut”.

“Beogradi kërkon që tre zyrtarët kosovarë të doganës të tërhiqen nga të gjitha pikat kufitare dhe këto janë faktikisht parakushtet për dialog që as për palën kosovare as për Bashkimin Evropian  nuk janë të pranueshme”, ka thënë ai.

I pyetur për t’i komentuar disa pohime nga Beogradi që shtetet kryesore perëndimore po e sjellin në situatë që të jetë humbës i plotë, sa i përket Kosovës, Reichel ka vlerësuar që “Beogradi po paraqet kërkesa joreale, e kjo assesi nuk e ndihmon, ngjashëm siç nuk e ndihmon as të lidhet për disa iluzione”.

“Neve në Evropë na duhet Serbia e shekullit 21 e jo Serbia e shekullit 19 dhe nëse Serbia dëshiron të jetë pjesë e BE-së, atëherë kjo është e mundshme vetëm për Serbinë e shekullit 21”, ka theksuar ai.

Kjo, sipas fjalëve të tij, mes tjerash, do të thotë që Serbia duhet të jetë në marrëdhënie të mira me fqinjën e saj që përsëri do të thotë që Serbia do të duhet që në ndonjë mënyrë të mësohet më ekzistimin e Kosovës.

“Qëllimisht kam thënë që Serbia duhet të pajtohet me ekzistimin e Kosovës, por kjo nuk do të thotë që duhet ta njohë atë”, ka thënë Reichel.

Ajo që ne në BE nuk e duam është konflikti, sepse konflikti i pazgjidhur territorial nuk mund të jetë pjesë e BE-së. Duhet të gjendet një rrugë me të cilën Serbia dhe Kosova mund të bashkëpunojnë në kushte normale, ka thënë ambasadori gjerman.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close