Publikuar me datën: Sat, Dec 10th, 2011

Reciprociteti nuk vendos embargo

Prishtinë, 10 dhjetor –  Kosova nuk u ka vendosur embargo mallrave që importohen nga Serbia me mocionin e miratuar në Kuvend për marrjen e masave të reciprocitetit, thonë deputetët.

Sipas tyre, me mocionin e miratuar në Kuvend, qeverisë i kërkohet marrja e masave reciproke, që nënkupton fushat politike, ekonomike dhe tregtare, duke aplikuar veprime të ngjashme të shtetit të Kosovës për çdo veprim që merr shteti i Serbisë në raport me Kosovën.

Mocioni për masa reciprociteti me Serbinë është iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe është votuar edhe nga dy partitë tjera opozitare – Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – si dhe disa deputetë të partive në pushtet, të cilët më pas kanë deklaruar se do t’i tërheqin votat.

Sidoqoftë, mocioni mbetet në fuqi dhe të paktën kështu ka deklaruar vetë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, transmeton REL.

Për shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, mocioni tashmë është çështje e kryer dhe, tash e tutje, i takon qeverisë ta zbatojë atë.

“Me mocion kemi kërkuar nga qeveria që t’i zbatojë masat e reciprocitetit në tri rrafshe: në rrafshin politik – ashtu siç na konsideron neve Serbia, ashtu ta konsiderojmë edhe ne atë; në rrafshin ekonomik – për të njëjtat gjëra që ndërmerr Serbia në raport me neve, edhe ne të veprojmë njësoj ndaj saj; në raport me tregtinë, marrëdhëniet tregtare – t’i zbatojmë të njëjtat gjëra, të cilat na i bën Serbia neve”.

“Pra, të mos i pranojmë mallrat e Serbisë pasi ajo nuk po i pranon apo po i pengon mallrat e Kosovës që të shkojnë në Serbi”, thotë Ymeri.

Sipas tij, opozita do të monitorojë zbatimin e mocionit nga ana e qeverisë dhe, në rast se kjo nuk ndodh, do ta ngrejë çështjen në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, thotë se me këtë mocion nuk pengohet as tregtia e lirë dhe as qarkullimi i lirë i mallrave, pasi që nuk bëhet fjalë për bllokadë, por për masa reciprociteti.

“Marrim si shembull, nëse nuk i pranon dokumentet, tabelat e Kosovës, i bllokon mallrat nga Kosova, kamionët që i bartin këto mallra – po marr si shembull vetëm këtë pjesën e tregtisë – të njëjtën gjë do të duhej ta bënte edhe ana jonë, Kosova”.

“Thjesht, reciprociteti nënkupton sjelljen e tyre (Serbisë)… Të njëjtën sjellje duhet t’ua kthejmë edhe ne si shtet”, sqaron këtë mocion Beqiri.

Mocioni i miratuar në Kuvend ka tri pika, ndonëse në Prishtinë më së shumti komentohet çështja e importit dhe eksportit tregtar.

Me mocion, fillimisht kërkohet që qeveria t’i marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë. Së dyti, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kërkohet të nxisë dhe të udhëheqë bashkëpunimin me prodhuesit vendorë dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen e zëvendësimeve për produktet e importuara nga Serbia.

Dhe, së treti, nga qeveria kërkohet t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetërorë për të siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Lidhur me këtë mocion, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se reciprociteti me Serbinë, shikuar nga aspekti tregtar, ka ekzistuar edhe më parë dhe është duke u zbatuar.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close