Reali thërret në ndihmë fansat

Reali i Madridit u ka bërë apel fansave për ndihmë në prag të revanshit të ndeshjes gjysmëfinale në Champions League kundër Borussia Dortmundit, e cila do të luhet të martën.
Klubi “mbretëror” ka thirr fansat që me forcat e përbashkëta të kompensojnë rezultatin e ndeshjes së parë, që përfundoi me rezultat 4 me 1 në favor të Dortmundit dhe të kapin finalen në Wembley.
“Jeni të nevojshëm më shumë se kurdoherë”, u ka thënë fansave Gonzalo Higuain, nëpërmjet videolinkut në të cilin tentohet të mobilizohen simpatizuesit për të ndihmuar arritjen e rezultatit 3 me 0.
Videolinku është i përbërë me fotografi të lojtarëve të njohur të Realit siç janë Butragenio, Santilana, Huanito dhe të lojtarëve të njohur aktualë me qëllim që të nxitet shpirti luftarak te publiku.
“Zemra juaj është edhe zemra jonë”, ka thënë Sergio Ramos ndërsa Alonso thekson se gjithçka është e mundur me ndihmën e simpatizuesve.
“Asnjëherë nuk ka keni dëshpëruar dhe nuk do të na dëshpëroni kurrë”, ka thënë Iker Casillas.
Kurse Cristiano Ronaldo thotë “do të arrijmë sukses vetëm me ndihmën e juaj”.