Reali nuk përfiton nga gabimet e Barcelonës

Reali i Madridit nuk ka mundur të shkojë më shumë se sa një barazim 1-1 me Zaragozën, në ndeshjet e sotme për Primera Division.Ky ishte një shans mjaft i mirë për t’iu afruar Barcelonës, e cila barazoi gjithashtu më herët ditën e sotme. Mirëpo djemtë e Mourinhos e nisën mjaft keq takimin.
Rodri kaloi vendasit në avantazh, por Ronaldo ktheu baraspeshën në minutën e 38-të të takimit. Në pjesën e dytë madrilenët tentuan me të gjitha forcat, por nuk arritën ta ndryshonin fatin e takimit.