Publikuar me datën: Fri, Jun 25th, 2010

Reagimet e Thaçit ndaj kritikave të opozitës

Prishtinë, 25 qershor – Pas kritikave të shumta të deputetëve të opozitës që në fillim të seancës së sotme parlamentare, drejtuar Qeverisë së Kosovës për ngathtësi ndaj veriut të vendit dhe mosinformim të Kuvendit për bisedimet e mundshme Kosovë-Serbi, kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij ka vlerësuar lartë angazhimin e qeverisë aktuale në vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në veriun vendit dhe shpërbërjen e strukturave paralele në komunat e banuara me shumicë serbe.
Kreu u ekzekutivit, siç raportonete pak më parë RTV21, ka thënë se qasja e Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve ndërkombëtare është dhe do të mbetet vendosja e plotë e ligjshmërisë në atë pjesë të territorit të Kosovës, përmes zbatimit të plotë të dispozitave të presidentit Ahtisari dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Ne u kemi dhënë mbështetje të plotë të gjitha angazhimeve që ka bërë Policia e Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-i, që të ndërmerren masa urgjente për t’u tejkaluar kjo gjendje jo e dëshirueshme në këtë pjesë të Kosovës, por ritheksoj se kjo është qeveria e parë që ka filluar të investojë në këtë pjesë të Republikës së Kosovës dhe ka një angazhim konkret dhe strategjik për veriun, për krijimin e komunës së re dhe gjithashtu mundësinë e organizmit të zgjedhjeve të lira dhe zgjedhjen e liderëve të rinjë legjitim edhe në atë pjesë të vendit”, ka bërë të ditur Thaçi.
Kreu i ekzekutivit ka vlerësuar se pas mbajtjes së suksesshme të zgjedhjeve të lira në Partesh, është hapur mundësia tjetër për të lëvizur në këtë drejtim.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova është në proces shumë të mbarë për dialogun për liberalizmin të vizave dhe hapjen e perspektivës për marrëdhënie tregtare me BE-në dhe procesin e stabilizim asocimit, ndërsa ritheksoi se opinioni i GJND-së për statusin e Kosovës do të shënojë një etapë të re në konsolidimin e shtetit.
“Ne po e përmbyllim definitvisht procesin e pavarësisë së mbikëqyrur për Kosovën dhe po hapim një kapitull të ri, atë të integrimit në NATO dhe BE. Opinioni i GJND-së për statusin e Kosovës do të shënojë një etapë të re të konsolidimit të shtetit tonë, por edhe hapjen e perspektivës integruese euroatlantike”, ka shtuar ai.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close