Reagim:Bashkimi Demokratik per Integrim

Reagim
Bashkimi Demokratik për integrim reagon ndaj manipulimeve jonjerëzore që i bën PDSH ne funkcion te politikës ditore,
*duke shkelur mbi dinjitetin e ushtarëve dhe veteranëve të UCK-se,
*duke shkelur mbi dinjitetin e të burgosurve politik, studentëve dhe asociacioneve joqeveritare
*duke nëncmuar gjdo iniciativë qytetare e individuale si dhe të drejtën e qytetarëve për shprehje të protestës së lirë.
*duke keqpërdorur vëllezrit tanë në Luginë për interesin e politikës ditore.
Është kjo pjesë e mentalitetit antidemokratik që kjo parti e ka, si në funkcionimin e saj të mbrendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm kur dhunonte mediat, intelektualët, shoqatat dhe zgjedhjet e lira.
Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin se nuk ka qen organizator i protestës së djeshme.
Qëndrimin dhe reagimin tonë e kemi bërë nëpër institucionet e nevojshme ndërkombëtare dhe rajonale pa populizem dhe publicitet.
PDSH nuk ka integritet moral as edhe për të komentuar qështjen Shqiptare se asnjëher nuk e ndihmoi atë si me pavarësinë e Kosovës, si me qëndrimin anti luftës ne Maqedoni dhe me aktivitetet e saja destruktive me të cilin në vazhdimësi ka prishur imazhin e Shqiptarëve të Maqedonisë.
Në mungesë të ideve dhe iniciativave të reja, në mungesë të vizionit dhe konzistencës ne politikbërje, PDSH-së i mbetet vetëm ta kontamionon ambientin politik me manipulime dhe ofendime.
Ne do të vazhdojmë ta realizojmë agjendën tonë largpamëse e qëllimirë bashkë me qytetarët shqiptarë duke mos u bërë pejsë e këtij kontaminimi politik që mundohet ta imponon kjo parti.