Publikuar me datën: Thu, Sep 15th, 2011

Rasmussen: Po u rrezikua siguria, KFOR-i do të reagojë

Prishtinë, 15 shtator – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar të enjten në Prishtinë se forca paqeruajtëse do të reagojë nëse rrezikohet siguria dhe paqja në veri të Kosovës.

Këto komente Rasmussen i ka bërë gjatë konferencës për media, pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin Hashim Thaçi, njofton REL.

Në interesimin e gazetarëve se si do të sillet forca e KFOR-it nëse strukturat paralele në veri do të përpiqen që me forcë të mos lejojnë zbatimin e planit për rihapjen e doganave në veri dhe dërgimin e doganierëve e policëve kufitarë të Kosovës atje, Rasmussen tha se detyra dhe mandati i KFOR-it në Kosovë është i qartë.

“Është mandat i KFOR-it që të sigurojë një ambient të qetë dhe paqësor”, tha Rasmussen, duke shtuar se “KFOR-i do të ndërmarrë veprime nëse kjo siguri dhe paqe do të vihet në rrezik”.

Ai nuk ka dhënë detaje të operacionit që pritet të zhvillohet për zbatimin e planit për rihapjen e pikave doganore nga 16 shtatori, por tregoi vendosmërinë e KFOR-it që nuk do të lejojë të cenohet paqja në Kosovë.

“Nuk do të komentoj për operacionin, detajet e tij, por trupat e KFOR-it do të veprojnë në vetëmbrojtje dhe në atë që e thashë, për të garantuar një ambient të qetë dhe sigurt”, theksoi Rasmussen.

Gjatë kësaj konference, Rasmussen rikujtoi se për 12 vjet NATO-ja ka arritur që në Kosovë të garantojë paqe e siguri për të gjithë dhe i paralajmëroi të gjithë se nuk do të tolerohet kthimi prapa në dhunë dhe tensione të reja.

Në anën tjetër, kryeministri Hashim Thaçi ka ripërsëritur se nga 16 shtatori zbatohet marrëveshja për doganat dhe se pjesë e planit do të jenë edhe EULEX-i dhe KFOR-i.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close