Publikuar me datën: Sun, Jan 30th, 2011

Raporti sekret i KFOR-it flet për lidhje të Halitit me Bukoshin

www.mitrovica.sePrishtinë, 30 janar – Raporti sekret i Inteligjencës amerikane të KFOR-it i vitit 2004 flet se kur Bujar Bukoshi kishte vendosur për herë të parë ta lërë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ta themelojë Partinë e Re të Kosovës, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, e mbështeste atë me qëllim të dëmtimit të LDK-së, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
“Xhavit Haliti e mbështet Bujar Bukoshin në formimin e partisë së tij të re. Interesimi i Halitit mund të jetë si rezultat i shpresës së PDK-së që PREK-u të marrë vota nga LDK-ja”, është shkruar në raport, një kopje të së cilit e ka siguruar gazeta.
“Bukoshi dhe Haliti e njohin njëri-tjetrin mirë pasi që të dy kanë qenë të angazhuar në grumbullimin e parave dhe rritjen e fondeve nga diaspora me qëllim të financimit të aktiviteteve në Kosovë dhe si duket më shumë sesa ata dy ta konkurrojnë njëri-tjetrin, mes tyre ka pasur bashkëpunim”, thuhet në raport.
I kontaktuar nga gazeta, Bujar Bukoshi, e ka mohuar që Haliti i kishte ofruar përkrahje në bërjen e partisë së tij me qëllim të dëmtimit të LDK-së.
“Nuk e kam lexuar unë ende këtë raport. Por kjo është rrenë me brina që s’ka lidhje me të vërtetën. Pra s’ka absolutisht kurrgjë, është rrenë edhe pikë”, ka thënë Bukoshi. Ai nuk ka preferuar që të sqarohet më shumë rreth raportit sekret të Inteligjencës amerikane të KFOR-it. “Unë nuk po dua tash të jap përgjigje në pyetjet e tjera dhe s’po më bëjnë përshtypje këto gjëra të pavërteta”, ka thënë ai.
Gazeta ka provuar që ta marrë një qëndrim nga ana e Xhavit Halitit, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.
KFOR-i në anën tjetër nuk e ka mohuar as pohuar se dokumenti i publikuar në media ka rrjedhë nga ky institucion, por në një komunikatë për media është thënë se këto informacione janë të vitit 2004.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close