Publikuar me datën: Thu, May 10th, 2012

RAMUSHI ARRIN NË PRISHTINË

 

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka arritur në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari para pak çastesh mirëpo ende nuk ka dalë nga aeroporti.

Sipas reporteres së Express një makinë e EULEX-it është futur brenda përderisa interesimi i medieve është shumë i madh, pavarësisht se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë thirrje që Ramushi mos të këtë një përcjellje të këtillë mediale.

Nga ana tjetër nuk ka një interesim të madh të qytetarëve që kanë dalë për ta pritur ish kryeministrin, më përjashtim të 20-30 personave.

Vendimi për lirimin e Ramush Haradinaj është marrë dje dhe ai do të rri në Kosovë, deri në dhënien e vërdiktit të Tribunalit ndërkombëtarë të Hagës që pritet të jepet gjatë muajve të verës.

Po vjen Ramushi

Ramush Haradinaj do të kthehet sot në mesditë në Prishtinë, pas gati dy vitesh që ndodhet në burgun e Hagës. Ish-komandantit të UÇK’së iu mundësua mbrojtja në liri, pak kohë përpara se Tribunali ta thotë fjalën përfundimtare në këtë proces gjyqësor.

Ramush Haradinaj, para mesdite do të shkelë sërish në tokën e Kosovës.

Pas shumë kohe qëndrimi në paraburgim nga Tribunali i Hagës, ai do t’i bashkohet familjes së tij.

Ish-komandanti i UÇK-së nga Rrafshi i Dukagjinit dhe më vonë kryeministër i vendit vetëm për njëqind ditë, është liruar të martën nga paraburgimi.

Deri në marrjen e një vendimi përfundimtar ndaj tij, ai do të mbrohet në liri. Ky ishte vendimi i Tribunalit, të cilin as Prokuroria nuk e kundërshtoi.

Ndonëse gjatë ditës së mërkurë nga Tribunali i Hagës, nuk është konfirmuar lajmi në mënyrë zyrtare për lirimin e Haradinajt, në familjen e tij në Gllogjan të Deçanit, këtë e kanë kuptuar të martën.

Këtë e konfirmon për Express, Vetoni, njëri nga vëllezërit e Ramush Haradinajt.

Sipas tij, lajmi për lirimin e të vëllait nga Tribunali i Hagës u ka shkuar të martën, ndonëse detajet e tjera nuk i di.

Megjithëkëtë, edhe pse nuk di për shumë të tregojë se çfarë do të ndodhë në orët në vazhdim, Vetoni konfirmon se Ramush Haradinaj pritet të zbresë me aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ardhja e tij pritet ndodhë të enjten, rreth orës 11.

“Të enjten, në orën 11, do të mbërrijë në Kosovë”, tha Veton Haradinaj për Express.

E, familja e tij në Gllogjan të Deçanit, lajmin për lirimin e djalit të tyre e kanë pritur me gëzim të madh.

Hilmi Haradinaj, babai i ish-kryeministrit, ka deklaruar se nuk është gëzuar vetëm ai, por e gjithë Kosova.

“Nuk jemi gëzuar vetëm ne, por edhe Deçani e krejt Kosova, sepse Ramushi nuk është veç i familjes Haradinaj, po është i krejt Kosovës. E, unë e shoh shumë ditë të madhe dhe shumë gëzim të madh këtë ditë”, është shprehur Hilmi Haradinaj.

Ai beson shumë në drejtësi dhe thotë se sikurse herën e parë, edhe kësaj radhe, djali i tij do të dalë i pafajshëm.

“Gjithnjë e kam ditë se Ramushi do të del i pafajshëm, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka bërë një luftë mbrojtëse, e lufta e drejtë dhe drejtësia gjithmonë triumfon”, ka thënë Hilmi Haradinaj.

Pas vendimit të Tribunalit për lirim me kusht të Haradinajt, Prokuroria ka pasur kohë deri të mërkurën në orën 12 të bëjë ankesë, por një veprim të tillë nuk e ka bërë.

Procesi i rigjykimit ndaj ish-eprorit të UÇK-së dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, pritet të përfundojë diku nga mesi i këtij viti.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka vendosur që më 25 dhe 26 qershor të këtij viti, të mbahen seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.

Gjykata ka kërkuar që deklaratat përfundimtare të prokurorisë dhe të mbrojtjes të paraqiten me shkrim deri më 11 qershor.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ngarkohen me “krime të kryera gjatë luftës në Kosovë”.

Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në muajin gusht të viti 2011.

Ramush Haradinaj ishte shpallur të pafajshëm më 3 prill të vitit 2008 nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa një rigjykim i pjesshëm kishte filluar vitin që shkoi për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre.

 

 

http://gazetaexpress.com/?cid=1%2C15%2C80934

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close