Publikuar me datën: Mon, Jul 18th, 2011

RADIO ZËRI I MITROVICËS-INTERVISTË ME SHABAN CAKOLLIN

RADIO ZËRI I MITROVICËS-INTERVISTË ME SHABAN  CAKOLLIN

ORA HYJNORE POETIKE,më 14.07.2011

Radio Zeri Mitrovica: Përshëndetje z.Shaban Cakolli dhe  ju falemnderojmë për gatishmërinë tuaj për  intervistën

në Radio Zërin e  Mitrovicës

Shaban Cakolli: Përshëndetje znj.Myrvete,
Së pari kam kënaqësinë,nderin,rrespektin dhe privilegjin,që jo për herë të parë më është dhënë
rasti të jem  pjesë e emisioneve të Radio Zërit të Mitrovicës,të cilën e dëgjoi gjithnjë me ëndje.
Kur them jo për herë të parë,kam parasyshë se shpesh kam shprehur mendimet e mija përmes
postës suaj elektronike,madje javë më parë unë me mikun Hasan Qyqalla kishim një bisedë
dy orëshe për gjuhën shqipe në mërgim,rolin dhe rëndësinë e shoqatave dhe klubeve në diasporen
shqiptare,shkollave shqipe,Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesëve shqiptar(LSHAKSH) etj…
Dëshiroi të përshëndes dhe falemnderoi nga zemra Stafin drejtues të radios suaj si dhe dëgjuesit
e saj të rrespektuar.Unë them se sot mundësia për të dëgjuar radio është e madhe dhe kjo është
mirë,por ne nuk na duhen vetëm radio ku ndëgjohet muzika pa kufij,por radio që hapin edhe
programe tjera kombëtare e kulturore.Radio juaj ka shumë programe kombëtare dhe kulturore,po
e kam thënë disa herë publikisht dhe po e them edhe sot:Së tepërmi më pëlqen”Ora hyjnore poetike”

Radio Zeri Mitrovices: Për të njohur dëgjuesit e radios sonë,na e përshkruani shkurtimisht:kush është Shaban Cakolli?

Shaban Cakolli:   Thënë drejt,ajo çka më së paku më pëlqen është të flas për vetën time,por nganjëherë i vie
kështu puna,andaj po u rrëfej shkurtimisht:Unë jam Shaban Cakolli,i lindur në fshatin Krilevë,
fshat ky i  komunës së Dardanës(ish-Kamenicës).Kjo komunë ishte ndër komunat  më të vështira
për të frymuar shqip,por na mbante qëllimi dhe ia dolëm përkundraj vështërsive.
Një qytetarë si gjithë të tjerët,më pëlqen dhe më mbanë fshehtësia,më pëlqen të flas pak,më
tepër më pëlqen të hudhem në vepra.Si gjithë shqiptarët në përgjithësi që kanë pasur fëmijëri
të vështirë,nga se ishim komb plot plagë dhe kemi kaluar udhëve të vështira drejt ekzistencës,
edhe fëmijëria ime nuk ishte e lehtë,jo një fëmijëri sikur e  Lulit të vocërr që ishte për disa fëmijë
atë botë,por  që po përseritet te disa edhe sot fatkeqësisht,por ishim fëmijë me kushte të vështira
shkollimi,me një udhëtim këmbësorë dhjetëra kilometrash për të shkuar në shkollë,e cila nuk më
ka penguar aspak të jem i sukseshëm jo vetëm në mësime ,por edhe në aktivitete tjera.Qysh
në shkollën fillore e kam dashur letërsinë,kam lexuar shumë vepra,por edhe nisa të shkruaj.
Kjo duhet të them ishte një prirëje e imja e cila shpejt u  ra në sy mësimdhënësve,dhe ishte e pamundur
të organizohej diçka letrare,ku të mos isha unë bartës i disa aktiviteteve.Më pas fillova të provoj
të botoi nëpër gazeta dhe revista,fillimisht te Rilindja,Zëri i Kosovës,por duke më rënë në sy
pritja e mirë që më bënin redaksitë,shkrimet e mia i zgjërova në të gjitha gazetat dhe revistat që
botoheshin atëhere në Kosovë.Kam kryar shkollën e mesme”Kimiko teknologjike”,më pas si
shumë student tjerë kalova portat e Univerzitetit të Prishtinës në letërsi dhe gjuhë.Kohët ishin
të vështira dhe nuk gëzonim ndonjë privilegj nga shkolla,për punësimin pengoheshim nga organet
e atëhershme me pretekstin kinse të papërshtatshëm moralo-politik.Ne nuk ia vëmë veshin
këtyre akuzave,filluam punën me rininë e fshatit,ishte një rini e shëndoshë dhe e mrekulluar
në fushën kombëtare dhe kulturore,kishim grupe letrare,organizonim orë letrare,shkruanim gazetave,
nxirrnim gazeta muri,organizonim mbrëmje rinore kulturore,e shumë të tjera.Shpesh iniciativat
ishin të mijat,por duhet të them kishim një rini intelegjente,nuk po mund të përmend në këtë
intervistë emra përshkak kohës së kufizuar,por më duhet përmendur bashkëpunëtorin tim
Femi Cakollin,i cili gjeti qëndresën të qëndroj në vendlindje asaj kohe të vështirë,i cili sot
mbanë titullin Dr.i gjuhës dhe është një djalosh i shquar jo vetëm në këtë lëmi,por edhe në
shumë lëmi tjera.Ato kohë të vështira mua fati i keq më përplasi rrugëve të mërgimit dhe me mund
e dhimbje fillova krijimtarinë time aty ku e kisha lënë.Për  rininë time do të flisja shumë,por
në intervistën tuaj me limit kohorë,po ndalem këtu,për të u lënë vend edhe dëgjuesëve për
përshëndetje,përse jo edhe për pyetje nëse kanë interesim.

Radio Zeri Mitrovices: Na e përshkruani një paralele në mes rinisë suaj dhe mërgimit,pasi që poezitë tuaja janë shumë të lidhura me  rininë

Shaban Cakolli: Eh rinia ime,Isha një princ i vërtetë në fëmijërinë time në vendlindje,ashtu do të ndihesha edhe sot në një
moshë çë më nuk mund të i thuhet rinore,sikur të isha në vendlindje!
Frymëzimet në vendlindje vinin nga malet e vendlindjes,shkolla e fshatit,nga një fyell i bariut,
dashuria e një vashe,ndeja e një ode malësoresh e shumë tjera.Më vonë fatkeqësisht do të vie
letërsia si fryt i kurbetit,i detyruar per ikëjet nga vendi nga presionet pushtetare,duke filluar
një krijimtari krejt tjetër e cila nuk mund të mirret me mend pa dhimbjen dhe mallin për një
“Tokë Dardane”,”Lot Atdheu”,”Krisma fjalësh” e shumë tjera….
Megjithatë jeta është e tillë:Njeriu ka periudha të jetës të mbushura gëzime të cilat shpejt ikun,
vijnë kohë dhimbjesh,përplasëjesh e furtunash,izolimesh,si ne që u nisëm jashtë zonave tradicionale
të banimit,por edhe krijuesit tanë në diasporë në zhvillimin e letërsisë shqiptare kanë rolin e tyre
në mozaikun e kulturës,kanë dhënë ide të reja plotë lakmi,çka është në të mirë të kulturës sonë,
thelb i së cilës është malli dhe dashuria për atdheun.

Radio Zeri Mitrovices:A mund të na përshkruani një dallim në mes letërsisë në vendlindje dhe asaj në mërgim?

Shaban Cakolli:E kam thënë disaherë publikisht nëpër tubimet letrare,por po e them edhe sot:Letërsia në mërgim
nuk besoi se mund të jetë tjetër nga ajo e vendlindjes,e cila mund të gëzoj ndonjë privilegj tjetër
këtu në mërgim(si mendojnë disa),përkundrazi,unë mendoj se letërsia në mërgim gjithnjë është
në përpjekëje për të kapërcyar kufinjët,tek e cila poeti është brenda mureve,duke u përpjekur
gjithnjë të kaloj ato mure të ndërtuara nga veprat e së kaluares.
Sot dihet,se një e treta e popullit tonë janë emigrant të shpërndarë gjëthandej nëpër botë.Ata
kanë qenë të detyruar për një arsye apo një tjetër,të largohen nga vendi i tyre.
Kjo është një çështje mjaft e ndjeshme,një fat i dhimbshëm të mos themi edhe tragjik për popullin
tonë.Krijuesit tanë në vendlindje dhe në mërgim janë të një tërësie,mendja dhe trupi i të njejtës
çenie.Gjenia krijuese e poetit ose shkrimtarit tonë jashtë atdheut,varet nga zotësia e tij,për të
përshkruar ndjenjat univerzale të mërgimit,si vetminë,izolimin, ndjenjën e të qenunit i huaj,
divergjencat shoqërore,përceptimi i dallimeve nga lartësia,ekzistencën e mureve në mes dy
botëve  vendlindjes dhe vendit të huaj,ku është i strehuar krijuesi.

Radio Zeri Mitrovices:Është Shaban Cakolli në kërim të poezisë,apo poezia e gjenë ate?

Shaban Cakolli:Nëse do të thoja se poezinë nuk e nisi nga frymëzimi,por  poezia e gjenë frymëzimin te unë,kjo
do të ishte gabim i madh.Kjo mund të ndodhë te poetët e mëdhenj si ishte i madhi Azem Shkreli.
Unë për vete ëndërroj,kam ëndërra,nga ëndërrat më lindin frymëzimet,nga frymëzimet hapet
shpirti brenda të cilit diçka ndizet,flakëron dhe përcjell porosi.Si për këtë kudo që ndodhem
më duhet të kem pranë vetës  lapsin dhe letrën.Mundohem të hapëroi me kohën,por aq sa mund
të hedh hapin.Nuk më pëlqen të fluturoi me flatra të huaja,nga se shpesh kush merr fluturimin
vonohet.Dua të eci sigurtë,aq sa mundem të ecë.Krijimtaria as nuk matet me kilogram,as me
orar pune.Poezia mblidhet,ashtu si mbledh bleta nektarin,kur sigurtë ndjejmë se krijohet
sasia dhe cilësia e vargut,atëhere duhet trokitur në  dyert e shtëpive botuese.Kjo ndoshta
mund të zgjas me vite,nga se poezia është fshehtësi e çdo gjëje,por duhet përpjekur që këtë
rrugë të fshehtësisë të e  përmbushim me vlera shpirtërore të artit që do të qëndrojnë si zë i
kohës.Ndryshe mendoj se jemi ngutur dhe nuk kemi arritur të duhuren.

Radio Zeri Mitrovices:Si i pranon komplimentet Shaban Cakolli?

Shaban Cakolli:Haha,komplimentet nuk janë edhe të këqija,varet nga kush i merr ato.Të vjetrit kanë thënë:Gjuha shëron
plagë,por edhe thyan eshtra!Unë ma me dëshirë i pranoi këshillat,por pse jo edhe komplimentet.
Nëse një kompliment ipet real,i jam mirënjohës komplimentuesit,por nuk më pëlqejnë komplimentet
formale.Për mua i dobishëm është një kompliment që fillimisht më bindë e pastaj më nxitë në punë.
Kompliment ishte ky:Në manifestimin që organizohet në mërgatë për Azem Shkrelin,juria më
kishte nda vendin e tretë.Çmimi nuk ishte aspak i rëndësishëm,e rëndësishme ishte të dijmë
nëse jemi diku,apo nuk jemi gjë kundi.Në këtë manifestim kanë konkuruar njëzet shkrimtarët
dhe poetët e njohur.Duke u mbështetur në punën e jurisë,në të cilën nuk kemi dyshim se ka
vlerësuar drejt,vendi i tretë në mes njëzet krijuesëve të mëdhenj tregon se jam diku dhe ky
është një kompliment për mua që më nxitë të punoi më tutje.Komplimentet jo reale,të fryra,
pompoze,të papeshuar mirë nuk i sjellin dobi askujt.Duhet të kemi kujdesë,kështu mund të
i dëmtojmë krijuesit e ri.Më ka rënë shpesh të vërej si disa krijues të rinjë sapo publikojnë
vargjet e tyre,disa krijues tonë me emër u japin komplimente të fuqishme!Kjo i dëmton krijuesit
tanë të rinjë,ata kanë nevojë ne të i mbështesim,por në antivlerë më mirë është të qëndrojmë
anash,se sa të mbiçmojmë ate që nuk është vlerë……

 

 

Radio Zeri Mitrovices:SFIDA E  POEZISË SIPAS JUSH?

Shaban Cakolli:Kjo pyetje e juaj është e shtruar drejt:Hapësira e krijuesit në shoqëri dhe pavarësia krijuese sot
është vërtetë sfidë.Krijimtaria është çështje individuale,por edhe e pavarur.Sfidë është për ne
si të mbajmë të fortë personalitetin tonë krijues?!Duhet hulumtuar disa faktorë këtu:Faktorë
kyq për ndërtimin e personalitetit të qëndrueshëm krijues është pastërtia shpirtërore e krijuesit.
Unë mendoi  se nga këtu duhet të nisemi,ku çdo krijues duhet të ndërtoi hapësirën e vet krijuese
me një vizion të gjërë,nga se për një krijues që don të mbetet krijues,vepra e tij e krijuar duhet
të ruaj pavdeksinë(përjetësinë).Për të ruajtur këtë.krijuesi nuk duhet të udhëhiqet nga parimet
e sëmura individuale dhe as nga përpjekëjet grupore apo klanet.Nëse  në hapësirën e gjërë krijuese
nuk fiton arti,sfida në krijimtari nuk është kaluar.

Radio Zeri Mitrovices:A gabon Shaban Cakolli,në vlerësimin e krijimtarisë të  kolegëve/ve krijues?
Shaban Cakolli: Sikur të nisim këtë sqarim,kam frikën se do dalim të nxituar.Vlerën dhe jo vlerën,kohën sa
ato mund të qëndroi duhet të e vlerësoi kritika.Ky vlerësim është një punë kritikësh të specializuar
Kam frikën se jemi përzier në kompetencat e kritikëve letrarë.Edhe kritikët për disa arsye kanë mbetur
mbrapa në këtë drejtim.Ngritja arsimore te ne është në rritje përditë e më shumë,por edhe
veprat e krijuesëve ashtu,andaj sikur kritikët tanë nuk kanë mundur të u përballojnë këtyre prurjeve
të mëdha në letrat tona,apo sdi si mund të shpjegohet,por kritika te ne nuk ka bërë sa duhet.
Unë për vete kam bërë disa vështrime librash,recensione,ashtu si kërkon rregullorja në letërsi,
pasi mu kanë ofruar,por lexuesi është ai i cili do të zgjedh çka të lexoi.Kam përshtypjen se më
së miri për ne krijuesit është të u kthehemi veprave tona,të bëjmë më shumë për to,pse jo edhe
të lexojmë të tjerët,por mos të ngutemi të mbiçmojë apo nënçmojmë punën e të tjerëve.
Mendimet centraliste,etëjet për të u dukur mbi të tjerët nuk na qojnë gjëkundi.Sot nuk e ke
vështirë nga krijuesit tonë të gjejshë vlerësues dhe vlerësime që ngritin veprat e tyre qofshin edhe antivlerë,me qëllim
të përulin veprat e të tjerëve.Hapi më i mirë do të ishte secili të i kthehet krijimtarisë së vet,
mos të i pengojnë artdashësit të shkruajnë,nga se po e përule vepren e një krijuesi pa të drejtë
ia këputë dy krahët,është koha ajo që do të vleresoi vlerat.Mendimi im është ky:Të mos mirremi
me kompetenca të huaja,të ua lëmë ato kritikëve letrarë,pamarrë parasysh punojnë apo nuk punojnë
ata punën e tyre.

Radio Zeri Mitrovices:Si do të na e komentoni poezinë e Azem Shkrelit”Katër këshilla vetës”?

Shaban Cakolli: Azem  Shkreli,ishte njëri ndër krijuesit intelektual,largpamës,me vizion të çartë historik dhe
kombëtarë.Vargjet e tija janë të fuqishme,pamarrë parasyshë edhe nëse janë shkruar në fillim
të krijimtarisë së tij,ato tingëllojnë sikur të jenë shkruar sot.Pyetja juaj për mesazhin e poezisë
“Katër këshilla vetës”,është shumë e drejtë,e formuluar drejt,një mesazh që na shërben gjithë
neve që rrugëtojmë në krijimtari.Kjo mund të shpjegohet me pak fjalë,por mund të flasim shumë
dhe mos të i japim kuptimin e duhur.Kam dëgjuar shumë krijues që e komentojnë ashtu si ata
e endin nëpër mendimet e tyre,por kam pasur rastin disa herë të bisedoi me Azem Shkrelin
në Kosovë dhe këtu në Gjermani:Njëherë e kam pyetur për këtë pyetje që sot ju ma drejtoni mua
dhe ai më është përgjigjur kështu:Fjala është lindje

Mos u bëj poet nëse s´mund të lindësh
me secilin varg,me secilën fjalë.

Dhe për fjalën vlenë të vdiset

Mos u bëjë poet nëse s´mund të vdesish
për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë

E pata pyetur me habi,nëse i tërë kuptimi i kësaj përmbyllej me këtë?!  Jo më tha:Fjala është
edhe ftyrë,ideal,çenie,masa e vlerës dhe bukurisë,shoqëruesi i fundit….!!Azem Shkreli ka pasur
mjeshtri të gëdhend fjalën dhe prej saj të nxjerr thesare,të shtrydhë tërë lëngun e fjalës,të nxjerr
nga ajo të pathënen me një domethënje të pavdekshmërisë.Këshillat e  Shkrelit nuk kishin
domethënjen të vdesish për çdo fjalë,pastaj të ringjallesh të fillosh fjalën tjetër!Thjesht  Shkreli
e thoshte që nëse duam të bëhemi poet,do duhej të hedhim hapin qëndrueshëm që të na sjell
tek vargjet e qëndrueshme që do i qëndronin pavdeksisë edhe kur ne si poet të zhdukemi
nga kjo botë të na jetoi fjala.Dhe këto katër këshilla duhet të ia vej vetes ,secili nga ne që don të nisë
suksesin në rrugën e poezisë.

Radio Zeri Mitrovices: Ne e njohim mirë punën tuaj në krijimtarinë jo vetëm tuajen,por edhe ajo që bëni për krijuesit tjerë,duke pasur
parasyshë këtë,pyetja jonë është:A mos po harron vetën Shaban Cakolli,duke afirmuar tjerët?

Shaban Cakolli: Unë nuk mendoj ashtu.Është e vërtetë se unë lexoi shumë,gjatë leximit njoh krijues shumë
të mirë,kjo është kënaqësia ime,ndalem i lexoi vlerat,i analizoi dhe nuk mund të rri duarkryq
pa i publikuar ato që vërtetë janë vlera.Ne kemi një armatë krijuesish të rinjë shumë të talentuar,
kjo duhet të jetë krenaria jonë,ata kanë nevojë për një afirmim dhe këtë e bëjë me kënaqësi.
Them jam shumë i rrebtë në internet dhe lexim,një kohë e ndajë për vetën time,një kohë për
të tjerët,puna dhe koha për të përhapur vlera nuk më dhimbset asnjëherë.

Radio Zeri Mitrovices: Cila do të ishte porosia e juaj për krijuesit e rinjë?

Shaban Cakolli: Shkruani sa të mundeni,mos ndaloni asnjë çast.Vlerat i mbetën kohës të i ndriçojnë.Duke
lexuar dhe shkruar jo vetëm që fitojmë shprehi pune,por edhe eksperiencë.Sot të duket se
nuk ke bërë punë të mirë,nesër mund për disa shkallë të përmisosh punën e djeshme.
Nuk bëjnë asgjë vetëm ata që jetojnë me droje dhe nuk punojnë.Letërsia gjithnjë zhvillohet
dhe merr hov në kohë vëlimesh e shtërngatash,nëpër të cilat ne kaluam dhe frymëzimet kanë
marrur hov.Të nesërmes nuk i dihet,asaj i duhet një Kadare i ri,as  Kadare nuk ishte projektuar
të jetoi në maja të letrave,ate e arriti me punë.Ne nuk duhet  të gjithë të synojmë majat e letërsisë,
e rendësishme është të jem brenda saj,andaj pa punë nuk do jemi aty,shkruani dhe mos u ndalni.

Radio Zeri Mitrovices: Politika dhe arti,cila paraprinë politika artit,apo arti politikës?

Shaban Cakolli: Sikur të ndaheshin këto njëra nga tjetra,do të ishte e mira e së mirës.Unë mendoi se letërsia
asnjëherë nuk duhet të vihet në shërbim të rrjetave politike.Si duket sot është mjaft vështirë
të gjindesh jashtë rrjedhave politike që ndodhin te ne.Një virus i dëmshëm politik sot ka futur
ndasi në shoqërinë tonë,ajo çka është më e keqja edhe te letrarët.Grupizimet politike i sjellin vetëm dëme
letërsisë.Ndoshta sot dikuj nga letrarët tonë kjo i sjell ndonjë privilegj,por padyshim  dëmton
letërsinë tonë.Nëse letërsia duhet të i shërbej dikuj,ajo duhet të i shërbej atdheut dhe kombit,
asesi politikës.Letersisë duhet të i paraprijë vetëm arti,nëse duam të kemi një letërsi të mirëfilltë.

Radio Zeri Mitrovices: Porosia e juaj për dëgjuesit tanë?

Shaban Cakolli: Dëgjojeni Radio Zërin e Mitrovicës,aty do të gjeni gjithë të mirat kombëtare dhe kulturore.

Radio Zeri Mitrovices: I nderuari ShabanCakolli,falemnderit që gjetët kohë dhe dëshirë të jeni në intervistën
e radios sonë,ishte një kënaqësi e jona,të dëshirojmë suksese në krijimtari dhe çdo lëmi
të aktiviteteve tuaja.

Shaban Cakolli: Kënaqësia ishte edhe imja,falemnderit për këtë përzgjedhëje,shëndet,suksese dhe gjithë
të mirat.

Intervistoi:Myrvete Mehmeti.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close