Publikuar me datën: Wed, Apr 7th, 2010

QYTETI I KUMANOVËS PA NJË TEATËR SHQIPTAR

QYTETI I KUMANOVËS PA NJË TEATËR SHQIPTAR

 

FANTAZIA E ARTISTIT –REALITETI MË I BUKUR

 

Hadi Osmani-f.Sllupcan

 

 

Nëse do më kishte marrë malli për diçka do të thoja ajo është teatri!Edhe pse jam larg vendlindjes sime veprat kulturore shqiptare i dua dhe duhet t’i ruajmë ato sepse janw gjeneza jonë, riti dhe identiteti shqiptar sepse jo më kot themi se njeriu vlen në saj të kulturës dhe artit.Arti është gjë  e shenjtë për ata që e kuptojnë dhe për ata që e duan  artistiken, ndërsa disa njerëz e nënçmojnë dhe bëjnë të pamundurën të zhduket arti jonë, miradija  dhe djersa e artistëve shqiptar.Jo më kot flasim për artin në përgjithësi kur kemi parasysh diskriminim që u bëhet artistëve tanë shqiptar në Kumanovë të cilët presin se do të vjen  një shkëndi shprese dhe do të hapet Teatri në këtë vend të bekuar.Nëse hyjmë në statistikat më të holla në këtë qytet, do të vërejmë se po bëhen dallavere të ndryshme qeveritare në saj të  mos përfaqësimit të shqiptarëvë në Galerinë e qytetit, Muzeun e qytetit dhe Teatrin e Kumanovës( pa asnjw shqiptar). Nuk mjafton me kaq, sepse  si këta ka edhe institucone të tjera  të gjitha me emra sllave dhe kjo na rikujton përsëri kohën e komunizmit edhe pse jemi ne demokraci, por fatkeqwsisht demokraci  inerte dhe të palogjikshme.Padrejtësitë e këtilla janë me qindra e mijëra por këtu duhet të ngrejmë zërin kundër padrejtësive të këtyrë paragjykimeve kulturore sepse kështu na denigrojnë dhe na çojnë në fundin e ferrit dhe ata shqiptarë që sot janë në karriget e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë bëhen të shurdhër dhe memec për artistët e Kumanovës të cilët presin në skenë të shfaqin ëndrrën e tyre artistike dhe të kënaqin publikun artdashës shqiptar.Mungesa e këtillë e një teati shqiptar është  hendikep dhe humbje e madhe për të gjithë.Nëse do të na mungonte kuadri profesonist atëherë do ishte diçka tjetër. mirëpo me diploma dhe të specializuar për teatër  janë gjashte aktorë profesionist shqiptar që funksionojnë në Trupën e teatrit të Kumanovës ose e emëruar si “Qendra Kreative Artistike “Talia” në Kumanovë.Aktorët e këtillë disa herë kanë marrë iniciativën për hapjen e teatrit në gjuhën shqipe por ende nuk ka marrë dritën jeshile.Të gjithë po thonë se puna ëhstë kryer por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në këtë mes.Këta artistë presin një takim “të famshëm “me ministren e kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska me zëvendës kryeministrin Abdylaqim Ademi por kur dhe si do të jetë ky takim e di vetëm Perëndia dhe shpresa e madhe për mbijetesë të një Teatri qe pritet shekuj me radhë në këto troje.Emanuel Kant ka thënë “Më kot ma përshkruani shfaqen kur nuk  e kam parë dhe nuk e kam përjetuar, nuk mund të jap gjykim për atë shfaqe”.Thënia e këtillë është transparente për atë që nuk ekziston teatër në Kumanovë dhe nuk ka një potencial kulturor aq sa duhet.Përderisa nuk ka shfaqe para  popullit shqiptar  nuk mund të shijon atë që është artistike dhe me vlera.Ne jemi të uritur për teatro, drama, komedi, tragjedi, duam lojëra në skenë, dëshrojmë këto privilegje ti ketë edhe Kumanova si qytetet e tjera.Pse jo?Mos ndoshta pse është Komuna e Likovës me 40.000 banorë, apo pse mbi 30 përqind e popullatës së qytetit të Kumanovës janë   shqiptarë, por nëse dikush  sheh keq  në këto segmente e kanë shumë gabim sepse të krijosh vlera artistike , të furnizosh shpirtin me art dhe me peshë të rëndë në skenë është gjëja më e vlefshme dhe diçka madhore për qytetin dhe shtetin në përgjithësi.Artistët e këtillë kanë projekte të shumta artistike të cilat janë  shfaqur nwpër teatro të shumtë të qyteteve të tjera dhe Festivalet  e dramës shqipe në Maqedoni.Vlen për tu përmendur edhe  çmimet e ndryshme që kanë fituar nëpër festivale, ndoshta këto janë të harruara nga  ata që kanë në dorë hapjen e teatrit shqiptar, por për popullin si zort sepse populli dhe juria i vlerëson dhe kurë nuk i harron.Aktorët e këtillë të QKA “Talia” kanë dhënë kontributin e pazëvendësueshëm në shumë aktivitete të ndryshme , kryesisht në Maqedoni dhe më gjerë.Interpretimi i tyre është me ndjenja, mimika dhe zgjuarsi të pashoqe dhe nuk duhet të harrohen por duhet një stimulim nga ana e shtetit dhe rrota e tyre të funksionojë në lapidarin e fitores.Populli shqiptar ka nevojë për skenë shqiptare ndaj është mirë të krijohet një sfidë e radhës, por puna po venitet në pafundësi.Mëgjithatë  kjo do të kuptohet në këtw  mënyrë “Ka shumë raste kur krijimtaria artistike është mësuesja e vertëtë e popullit-Hegeli.

         (Autori jeton dhe vepron ne Zvicerr)

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close