Publikuar me datën: Sun, Jan 1st, 2012

Qytetarët urojnë: Politikanët të zhvishen nga e kaluara

Prishtinë, 1 janar – Dëshirat për shëndet të mirë, vullnet më të madh politik, por edhe rritje të përgjegjësisë, janë urimet që u bëjnë politikanëve kosovarë disa qytetarë të Prishtinës.

Ndonëse mendon se ka shumë dështime, korrupsion, padrejtësi dhe nepotizëm, profesori Riza Smaka uron shëndet të mirë për politikanët në vitin 2012.

“Paçin shëndet, fat, por edhe vullnet politik shumë më të madh e më të sinqertë për punë shumë serioze, të ndershme. Uroj që t’iu rritet pak ndjenja e autopërgjegjësisë, që kur dështon të di të thotë se ka dështuar”, u shpreh Smaka për Radion Evropa e Lirë.

Sadije Rrushemi, me profesion arsimtare, krahas urimit shpreh dëshirën për më shumë punë dhe përkushtim nga ana e politikë-bërësve.

“Politikanëve do t’u thosha të punojnë më shumë, në mënyrë që ta stimulojnë rininë; të mos bredhë rinia rrugëve, por të inkuadrohet në vende kyçe”, tha ajo.

Dëshira e Petrit Hakajt është që të ndodhë sa më shpejt liberalizimi i vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Për këtë dhe të tjera, ai i porosit politikanët kosovarë:

“Të punojnë më shumë në vitin 2012. Të angazhohen për liberalizimin e vizave. Të punojnë rreth njohjeve, sepse ashtu zhvillohet ekonomia. T’i kryejnë këto punë që i kanë nisur”.

Por, një mesazh ndryshe ka Genta, e cila është gazetare:

“Urimi im për politikanët e Kosovës është, pa diskutim, çdo e mirë, si dhe ta përmbyllin vitin 2011 me foton e Edi Ramës: të zhvishen nga e kaluara dhe të mendojnë për të ardhmen”.

Urimi i Azemit për politikanët është ky: “Shtetit të Kosovës t’i japin fuqi përbrenda, pa improvizime, me më shumë përkushtim dhe me më shumë profesionalizëm për secilën punë. Sa i përket afirmimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe fitimit të njohjeve të reja, uroj të punojnë më shumë dhe të mos bëjnë propagandë pa rezultate”.

Mimoza Gashi, rreth 25-vjeçare, kërkon mirëqenie.

“Urimi im për politikanët e Kosovës është të bëjnë më pak para, ndërsa neve të na mundësojnë një jetë pak më të mirë”, shprehet Mimoza.

Edhe gazetari Bekim Salihu kërkon nga autoritetet e Kosovës që puna e tyre prioritare të jetë zhvillimi ekonomik.

“Mendoj që viti 2012 duhet të jetë prioritet i zhvillimit ekonomik. Të dilet nga kjo amulli ekonomike në të cilën është futur Kosova”, thotë ai.

“Urimi im është që të punojnë më shumë”, shprehet në anën tjetër Astrit Berisha, në mesazhin drejtuar politikanëve kosovarë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close