Publikuar me datën: Mon, Jun 7th, 2010

Qytetarët e Serbisë hyjnë në Kosovë si në “tokë të babës”

Mitrovicë, 6 qershor – Masa e vetme e sigurisë që merret ndaj banorëve të Republikës së Serbisë, kur futen në Kosovë përmes pikave kufitare në veri të vendit, është ngadalësimi i shpejtësisë dhe përshëndetja nga policët kufitarë të nacionalitetit serb, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo procedurë vlen vetëm për veturat që kanë tabela të regjistrimit të Republikës së Serbisë, ndërsa shtetasit e tjerë, i nënshtrohen së paku procedurës së regjistrimit, për t’u ditur se kush ka hyrë në Kosovë. EULEX-i që mban përgjegjësi udhëheqëse në veri të vendit, ka zgjedhur këtë metodë të kontrollit të lëvizjeve nëpër pika kufitare, e cila, sipas tyre, nuk duket se do të zgjasë shumë, ndonëse nuk është dhënë ndonjë afat se kur mund të ketë kontroll të mirëfilltë të hyrje-daljeve.
Zëdhënësja e EULEX-it, Kristiina Herodes, ka deklaruar se kjo çështje, ashtu sikur edhe çështje të tjera në veri, janë duke u diskutuar.
“Shumë çështje, duke përfshirë edhe këtë, janë në diskutim e sipër. Ende nuk është marrë ndonjë vendim”, është shprehur zëdhënësja Herodes.
Mirëpo, një favorizim i tillë i qytetarëve serbë, duket të jetë shqetësues për njohësit e çështjeve të sigurisë, e sidomos kur kihet parasysh situata edhe ashtu jostabile e sigurisë në veri. Sipas Ramadan Qehajës, ish-ushtarak dhe njohës i çështjeve të sigurisë, kjo situatë krijon hapësirë për rritjen e vazhdueshme të kriminalitetit në veri të Mitrovicës. “Vetë fakti që qytetarët e Republikës së Serbisë nuk ndalohen, nuk kontrollohen dhe mund të hyjnë e dalin kur të duan në pikat 1 dhe 31, është element, i cili, në fakt, tregon se siguria është e rrezikuar, aq më parë që aty mund të hyjnë edhe njerëz të armatosur”, është shprehur Qehaja.
Sipas tij, kjo situatë kontribuon edhe në lehtësimin e veprimeve të mekanizmave të Qeverisë së Serbisë në veri të vendit, të cilët deri më tani kanë bërë shumë investime dhe kanë krijuar barriera për sundimin e shtetit kosovar.
“Atje mund të futen njerëz të strukturave të ndryshme, jo vetëm struktura paralele, të mos  flasim për shërbimin sekret civil dhe ushtarak, ushtarakë të profesionit, policë e struktura të tjera të cilat kur të duan mund të fillojnë me destabilizim të situatës”, është shprehur ai. Sipas Qehajës, shmangia nga procedura e regjistrimit, po ashtu, ndikon edhe vështirësimin e punës së policisë në gjetjen e të dyshuarve për shpërthime dhe incidente të tjera në veri që ndodhin vazhdimisht.
“Atje nuk do të thosha se ka struktura paralele, por në veri të lumit Ibër veprojnë struktura të tërësishme të shtetit serb dhe ne nuk kemi asgjë përveç një angazhimi të një numri të policëve të nacionaliteti serb, të cilët nuk i përfillin në shumë raste urdhëresat e shtabit dhe në shumë raste janë vënë në shërbim të strukturave ilegale serbe atje”, ka theksuar Qehaja.
Shqetësime për këtë situatë, ka ngritur ditë më parë edhe u.d. i drejtorit të Policisë së Kosovës, Behar Selimi. Ai ka thënë se serbët që hyjnë në Kosovë, në mënyrë selektive kontrollohen, mirëpo asnjë prej tyre nuk regjistrohet, megjithëse ka theksuar se kjo është një fazë fillestare e regjistrimit.
“Për të qenë më i qartë, sipas informacioneve që i kam nga EULEX-i, çdokush që është shtetas i huaj por që nuk vjen nga Republika e Serbisë, regjistrohet si i huaj. Shtetasit e Republikës së Serbisë vazhdojnë vetëm të kontrollohen, por jo edhe të regjistrohen”, ka theksuar Selimi.
Ndërkohë, Qehaja thotë se kjo situatë mbjell frikë dhe lehtëson në masë të madhe funksionimin e shtetit joligjor të Serbisë, brenda sovranitetit territorial të Kosovës.
“Elementi tjetër është se katër stacionet policore në veri nuk e përfillin strukturën organizative të Policisë së Kosovës. Ata janë specialistë, ata punojnë me popullatën, e përgatisin popullatën për padëgjueshmëri qytetare, përgatisin mjete eksploduese, të cilat mund të shërbejnë për destabilizim, vrasje, shkatërrime, siç po ndodh vazhdimisht”, ka thënë ai.
Ai konsideron se nëse organet e rendit në veri kanë aftësi që t’i regjistrojnë kamionët me mallra që futen në Kosovë, atëherë mund t’i regjistrojnë edhe personat e tjerë, që nuk hyjnë në Kosovë për qëllime biznesi.
“Gjithsesi se regjistrimi mund të bëhet dhe të futet në bazë të të dhënave të secilit person që hyn në Kosovë. Kjo ndodh në çdo shtet, është nevojë urgjente, e sidomos në një pjesë të territorit ku Qeveria nuk ka qasje”, është shprehur Qehaja.
Ndërkohë, sipas zëdhënëses së EULEX-it, Karin Limdal, policët kosovarë që punojnë në pikat kufitare në veri, bëjnë regjistrimin e kamionëve, pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë ata.
Kohët e fundit, regjistrimi i udhëtarëve është përmirësuar dhe gjithashtu të gjithë shoferët e kamionëve, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre, janë duke u regjistruar”, ka deklaruar Limdal.
Sipas saj, te portat 1 dhe 31, implementimi i sistemit të ri të regjistrimit të udhëtarëve që ka nisur nga fillimi i marsit 2010 është nën përgjegjësinë e policëve kosovarë, të cilët ende janë në fazën e familjarizimit me këtë sistem.
“Sistemi i të dhënave, i quajtur PISCES, është një sistem i të dhënave donacion nga ICITAP-i për Policinë e Kosovës dhe softueri i këtij sistemi është në gjuhën angleze. Zyrtarët e Policisë Kufitare të Kosovës janë përgjegjës të regjistrojnë të dhënat dhe ende janë në fazën e familjarizimit me sistemin”, ka thënë Limdal.
Sipas saj, zyrtarët e Policisë Kufitare të EULEX-it, janë duke i asistuar Policisë Kufitare të Kosovës në këtë detyrë si pjesë e mandatit të tyre të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit.
“Për periudhën e parë hyrëse, në kohën kur gjeneral Selimi ka qenë udhëheqës i Policisë Kufitare të Kosovës ishte pajtuar me Policinë Kufitare të EULEX-it dhe me ICITAP-in, që në mënyrë të shmangies së tollovive në trafik dhe për ta testuar sistemin, në fazën fillestare të regjistrimit të dhënave, të regjistrohen qytetarët e të gjitha vendeve të tjera, përveç të Serbisë”, ka deklaruar ajo.
Procedurës së regjistrimit dhe kontrollit i nënshtrohen edhe kamionët të cilët fusin mall, zakonisht derivate, në Kosovë. Këta kamionë nuk doganohen në pika kufitare, por tek kur arrijnë në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës. E kjo u mundëson mitrovicasve të pjesës veriore që të shesin derivatet me çmime shumë të ulëta. Që nga Porta 1 në Leposaviq, e deri te terminali i parë doganor në Mitrovicë, përgjatë afro 50 kilometrave rrugë, gazeta ka identifikuar së paku 21 pompa benzine, disa me standarde shumë të larta të punës, disa në kushte shumë të dobëta, por çmimet e ulëta janë elementi që i identifikon këto pompa.
Gazeta ka provuar të kontaktonte edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, po ai nuk ka dashur të komentonte asgjë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close