Publikuar me datën: Tue, Nov 29th, 2011

Qosja: LDK – trashëgimtare e LKJ-së

Akademik Rexhep Qosja nëpërmjet një kundërpërgjigjeje drejtuar zyrtarëve të LDK-së, të botuar në gazetën “Epoka e re” ka shpjeguar se si nisi sherri mes tyre, duke vazhduar pastaj “luftën e fjalëve”.

Deklarata e akademikut se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është shndërruar në shtëpi private të LDK-së, shkaktoi një ciklon reagimesh të zyrtarëve nga kjo parti, duke mos lënë indiferentë as njerëzit nga fushat e artit.

Rexhep Qosja ka pritur pak që të kalojë rrebeshi i kritikave, për t’ua kthyer me një goditje kundërargumentet e tij, tre kritikuesve të tij- një zyrtari të paemërtuar për ekonomi nga LDK-ja, kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Isa Mustafës e Ismet Beqirit.

Qosja ka reaguar edhe kundër një komunikate për medie që LDK-ja e ka lëshuar para pak kohësh.

Akademiku e ka quajtur LDK-në një trashëgimtare të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ndërsa Isa Mustafës ia ka përmendur qenien pjesë e administratës së Millosheviqit në Prishtinë.

Qosja ka numëruar nëntë zyrtarë të lartë të LDK-së që kanë qenë ose janë pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe dy zyrtarë të tjerë të partive të afërta me LDK-në që kanë hyrë në këtë akademi, për ta argumentuar qëndrimin e tij se kjo akademi është shtëpi private e LDK-së.

Të gjitha reagimet kundërshtuese Qosja i ka lidhur me smirën që kanë ata që nuk e duan, për botimin e kompletit të veprave të tij, duke ua kujtuar të tjerëve se me paratë publike janë botuar shumë komplete veprash të shkrimtarëve tanë.

Qosja i ka përmendur edhe mediet që mbështesin fushatën kundër tij, duke futur aty gazetën “Koha Ditore” që e ka quajtur përndjekëse, televizionn “KTV”, gazetën “Zëri” dhe atë “Bota sot”, të cilës ia ka vënë epitetin fashiste.

Akademik Rexhep Qosja sekretarin e përgjithshëm të LDK-së Ismet Beqirin e ka “emëruar” sikletar gjeneral të LDK-së, për të shtuar se një e treta e veprave të tij kanë kushtuar sa një poster katër metra me dy i liderit të LDK-së Isa Mustafa, transmeton Kosovatimes.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close