Publikuar me datën: Wed, Mar 9th, 2011

Qeveritarëve u “kontrollohen” lëvizjet

Prishtinë, 9 mars – Punonjësit qeveritarë nuk mund të bëjnë më asnjë hap pa u vrojtuar se për ku janë nisur dhe me kë janë në veturë. Kjo mbikëqyrje direkte u pamundëson zyrtarëve qeveritarë që të keqpërdorin veturat zyrtare për shkak se Ministria e Administratës Publike ka nisur implementimin e projektit me të cilin do të pajisë të gjitha automjetet e institucioneve të Republikës së Kosovës me sistemin GPRS, shkruan sot “Zëri”. Edhe pse me këtë projekt që nga fillimi janë bërë shkelje të mëdha ligjore me tenderë, duke u favorizuar kompania e cila nuk i ka përmbushur kriteret dhe ka falsifikuar dokumentacione, po kjo kompani do të instalojë GPRS-at të gjitha makinave zyrtare.

Me gjithë parregullsitë që janë evidentuar në dhënien e tenderit, projekti ka nisur. Instalimi i pajisjeve për monitorimin e veturave ka nisur në veturat e Ministrisë së Administratës Publike, ministri e cila edhe është nismëtare e këtij projekti për të vazhduar edhe me veturat e ministrive të tjera dhe të institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës.

Projektin, sipas MAP-së është duke e implementuar kompania e cila e ka fituar këtë tender, “PBC Kosova”. Vlera e projektit, sipas zëdhënëses së MAP, Majlinda Lulaj është 187 mijë e 500 euro sipas çmimeve për njësi.

“Projekti GPRS është në proces të zbatimit. Instalimi i pajisjeve GPS parashihet të bëhet në të gjitha automjetet e institucioneve të Republikës së Kosovës. Automjetet e MAP-it janë të parat që tashmë kanë të instaluara GPS pajisjet, mirëpo vendosja e këtyre pajisjeve ka filluar tashmë dhe në veturat e institucioneve tjera”, ka njoftuar zëdhënësja Lulaj.

Sipas saj, varësisht nga kërkesat dhe marrëveshjet ndërinstitucionale, do të bëhet edhe renditja e institucioneve, në automjetet e të cilave do të bëhet vendosja e pajisjeve përkatëse.

Me këtë projekt, tenderin për të cilin pas shumë ankesave e ka fituar kompania “PBC Kosova”, parashihet që veturat të jenë të kontrolluara në mënyrë që të mos keqpërdoren. Veturat përveç që do të kontrollohen, do të ketë edhe ulje në shpenzimet e derivateve për veturat që shfrytëzohen nga zyrtarët qeveritarë.

Por, këtë projekt nuk e sheh si të arritur për institucionet qeveritare drejtori i organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, Avni Zogiani.

Sipas tij, në Kosovë mungon vullneti politik për evitimin e telasheve dhe me zgjidhje teknike sipas tij nuk mund të ketë efekt për ndonjë problematikë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close