Publikuar me datën: Tue, Sep 27th, 2011

Qeverisë i del gjumi, reagon për veriun

22:22 Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm dhunën e ushtruar ndaj forcave paqëruajtëse të KFOR-it nga ana e strukturave kriminale në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinje. Qeveria shpreh vendosmërinë e saj për vendosjen e plotë të rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, për zhbllokimin e rrugëve, për lirinë e lëvizjes, në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Reagimet e dhunshme që kanë ndodhur sot ndaj ushtarëve të KFOR-it janë reagime të njerëzve që janë kundër sundimit të rendit dhe ligjit, që identifikohen me struktura kriminale, me kontrabandë dhe krim të organizuar.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkushtimet e veta të fuqishme për forcimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, në koordinim të plotë me KFOR-in, EULEX-in dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë.

Qeveria fton qytetarët serbë të pjesës veriore të vendit që të mos mbështesin njerëzit e dhunshëm dhe të mos mbesin peng i strukturave kriminale, por të kenë besim tek institucionet legjitime të Kosovës, për t’i hapur perspektivë zhvillimit dhe integrimit të gjithmbarshëm.

 

22:07 Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanoviq ka thënë se është “absolutisht e pamundur të flitet për telekomunikacionin, energjinë elektrike dhe bashkëpunimin rajonal, përderisa sic ka thënë ai, ka të shtëna ndaj qytetarëve të paarmatosur në veri të Kosovës”. Ai ka thënë se do të vazhdojë të kërkojë të bisedohet për veriun, temë kjo që refuzohet nga pala kosovare.

 

21:34 Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Samjuell Llokllir, ka bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës. “Është dëshirë e imja që situata të qetësohet dhe që qytetarët e Kosovës të abstenojnë nga dhuna, duke mbështetur një zgjidhje paqësore të krizës aktuale”, citohet të ketë thënë admirali amerikan në një komunikatë për media. Në komunikatë thuhet se situata aktuale tek porta 1 në Jarinë mbetet e tensionuar, por nën kontroll.

 

20:43 – KFOR-i dhe EULEX-i janë paraqitur në një konferencë të përbashkët për zhvillimet e fundit në veri. Zëdhënësit e misioneve ushtarake kanë thënë se dhuna është e patolerueshme dhe ajo u provokua nga serbët. KFOR-i dhe EULEX-i ndodhen në dyja pikat.

 

“Dhuna nuk është e lejueshme dhe nuk do të tolerohet. Secili do të mbaj përgjegjësinë e vet. BE-ja në Bruksel ka ofruar përpjekjen e saj për të ofruar ndihmën dhe që menjëherë të ndëpritet” ka thënë zdhënësi i EULEX-it.

 

Ndërsa kolegu nga KFOR-i ka shpjeguar situatën se si ka ardhur deri te tejkalimi i situatës. ” Ushtarët e KFOR-it në Jarinje Janë provokuar nga një makinë që synonte të thyente pengesën e KFOR-it. Në kët rast, një ushtar i KFOR-it ka gjuajtur në vetmbrojtje. Më pas serbë lokalë, kryesisht individë që duan kriza kanë gjuajtur me koktej molotovi duke bërë që situata të dal jashtë kontrollit” ka thënë ai.

 

KFOR-i nuk ka komentuar më shumë detaje për llojet e armëve të përdorura, por e ka bërë të qartë se “do të reagojnë nëse kërcëohen dhe rrezikohet jeta e ndonjë qytetari të Kosovës”

 

20:32 – 9 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë përleshjeve të sotme. Sipas Blic, bëhet fjalë për 8 amerikanë dhe një gjerman, ndërsa prej gjithë të lënduarve, njëri është në gjendje më të rëndë.
Gjatë ditës, zëdhënësi i KFOR-it ka konfirmuar për katër zyrtarisht, por mëpastaj nuk ka pasur komunikim tjetër të trupës ushtarake.

 

20: 18 – Po bëhen 24 orë që nga fillimi i aksionit të KFOR-it për largimin e barrikadave në veri, përleshjeve të sotme dhe lëndimeve në anën e ushtarëve dhe serbëve, e asnjëri prej krerëve institucionalë nuk e kanë komentuar ngjarjen.
Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi kanë heshtur gjatë tërë ditës, pavarësisht se ngjarjet ndodhin brenda territorit të Kosovës, në atë që quhet përpjekje e Prishtinës zyrtare për ta pasur nën kontroll.

 

19:46 – Shefi i EULEX-it, Xavier Bought de Marnach ka thënë se kjo gjendje nuk duhet të tolerohet më tej pasi nuk ka liri të lëvizjes. Ai ka mohuar se dikush e ka urdhëruar që EULEX-i të mos ndërhyjë në veri.
“S’ka urdhëra që të mos dërgohen atje. S’mund ti dërgojmë njerëzit atje nëse nuk ka lëvizje të lirë. Hapat e parë është që ta stabilizojmë lirinë e lëvizjes. Kjo gjendje nuk duhet të gjasë pafundësisht” ka thënë Marnach në një intervistë për RTK-në
 

19:35 – Para pak minutash ka dështuar takimi i paraparë për bisedime ndërmjet palës së Kosovës dhe Serbisë. Për shkak të situatës së krijuar takimi nuk është mbajtur, ndërsa si arsyetim ka qenë gjendja e veriut pasi vecmas Beogradi ka insistuar të mos hyj në takim.
Pala serbe ka dashur që të diskutohet për pikat kufitare dhe veriun, dhe me të mësuar se kjo nuk do të jetë temë diskutimi, ka refuzuar të hyj në takim. Tani e tutje, BE-ja do të komunikoj ndaras me Prishtinën dhe herë me Beogradin.  

 

19:30 – Bashkimi Evropian është vënë në përkrahje të aksionit për heqjen e barrikadave në veri. Zëdhënësja e Shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka thënë se në këto momente është e rëndësishme qetësia.
“Bashkimi Evropian plotësisht i mbështet përpjekjet e KFOR-it dhe EULEX-it, për ta qetësuar situatën dhe po ashtu e mbështet heqjen e barrikadave”, ka thënë Kocijancic.

 

19:12 Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e ka komentuar situatën e fundit në veri, duke thënë se këto janë përpjekje të vazhdueshme të grupeve kriminale që ta destibilzojnë situatën. Kuçi ka thënë për KTV-në se institucionet e Kosovës janë të përgatitura për sfida të tilla.

Ai ka ritheksuar vendosmërinë për t’i hequr barrikadat në veri të vendit, në mënyrë që të krijohet lëvizja e lirë.

 18:43 Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me zhvillimet në veri. Sipas kësaj lëvizjeje, strukturat ilegale të Serbisë po ushtrojnë dhunë për ta shtyrë përpara axhendën politike të Serbisë. Ngjarjet e sotme në pikën kufitare në Jarinje, vetë protesta, por veçanërisht të shtënat me armë zjarri nga persona pjesëmarrës në protestë, përkojnë me ditën kur pritet të takohet Edita Tahiri me Borislav Stefanoçivin e Qeverisë së Serbisë. Asnjë prej këtyre nuk është e rastësishme.

 

18:30 Sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki-mun u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të përmbahen nga aksionet e njëanshme, si dhe ka kërkuar nga akterët ndërkombëtarë që t’u përmbahen mandateve të tyre.

 

18:22 – Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka bërë thirrje që palët të heqin dorë nga dhuna dhe të mos përdorin forcën. Mesazhi i Tadiqit u është drejtuar vecmas serbëve, duke thënë se qetësia dhe paqja janë të domosdoshme në këtë fazë.

 

17:45 Bashkimi Evropian e dënon dhunën ndaj pjesëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare në pjesën veriore të Kosovës dhe u bënë thirrje të gjithëve për sjellje me përgjegjësi, ka deklaruar sot në Bruksel, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton. Sipas zëdhënëses Kocijançiç, Bashkimi Evropian plotësisht i mbështet përpjekjet e KFOR-it dhe EULEKS-it, për ta qetësuar situatën dhe poashtu e mbështet heqjen e barrikadave.

 

16:55 – KFOR-i e ka zgjeruar bazën e vet në Jarinje dhe ka çuar trupa shtesë atje.

 

16:44- Tanjug ka postuar pamje ku pretendohet se ushtarët e KFOR-it kanë “gjuajtur” edhe mbi një ambulancë që ka bartuar të lënduar.

 

 

Kliko në link: http://www.youtube.com/watch?v=VGVBEfo5SYU&feature=player_embedded

 

16:10 Kosovapress raporton se ka shkuar në 17 numri i serbëve ekstremistë të plagosur – 7 prej tyre janë në gjendje kritike, pas përleshjeve me KFOR-in

 

15:40 Sipas gazetës Blic serbët në veri të Mitrovicës kanë shkatërruar dy makina të EULEX-it, si përgjigje e ngjarjeve në Jarinje

 

15:30 Ushtarët e KFOR-it u plagosën kur serbët gjuajtën një bombë dore në drejtim të tyre, raporton Radio Internacionale e Francës – RFI

 

15:10 Mijëra serbë janë nisur nga Zvecani e Leposavici në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, njofton KFOR-i

 

14:50 Katër ushtarë të forcave paqeruajtëse janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i forcave paqerujatëse në Kosovë, Kai Gudenoge.

 

“Është përkeqësuar situata, katër ushtarë të KFOR-it janë plagosur, njëri prej tyre rëndë, tre të tjerë më lehtë. Ai që është plagosur rëndë do të evakuohet”, ka thënë Gudenoge.

 

Ai ka konfirmuar gjithashtu për një person të lënduar në mesin e protestuesve, gjatë vetëmbrojtjes që forcat paqeruajtëse kanë ndërmarrë.

 

14:40 Ka shkuar në 6 numri i serbëve të plagosur në përleshjen në Jarinje. Gazeta Blic identifikon 4 prej tyre: Aco Radunovi, Mladen Antonijevi, Milan Premovi dhe Stevo Petronijevic.
 

14:30 KFOR-i reagoi ndaj serbëve kur ata nisën me dhunë të provojnë hapjen e kalimit ilegal në Jarinje, duke gjaujtur me gurë pjesëtarët e kësaj force

 

14: 10  KFOR-i ka përdorur plumba gome në drejtim të serbëve për t’i shpërndarë pasi që ata gjuajtën në drejtim të tyre me armë zjarri

 

14:04 “Ka pasur të shtëna nga armë të vogla zjarri, që kanë ardhur nga turma, nga serbët e mbledhur aty pranë tek porta 1”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it Gudenoge për Evropën e Lirë, duke shtuar se asnjë ushtar i KFOR-it nuk ka pësuar lëndime dhe sulmuesi ende nuk është identifikuar.

 

14:02 RTV21 raporton se 4 serbë u plagosën pas përleshjeve me pjesëtarët e KFOR-it në afërsi të pikës kufitare në Jarinje

 

14:00 Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic ka pohuar se 4 persona janë plagosur rëndë në kufirin e Jarinjes

 

13:55 – Kryenegociatori serb, Stefanovic i ka kërkuar KFOR-it që të ndaloj largimin e barrikadave nga rrugët. Ai ka akuzuar KFOR-in se ka dal jashtë mandatit të tij dhe duhet ta respektoj mandatin.

 

13:30 KFOR-i ka përdorur gaz lotsjellës sërish pas orës 13:00 për të shpërnadarë serbët në Jarinje, dhe pas të shtënave që janë dëgjuar raportohet për disa persona të plagosur, raporton Beta.

 

13:20  Heqja e barrikadave dhe arrestimi i disa serbëve i ka tensionuar ata në veri. Në Jarinje po dëgjohen të shtëna të shumta me armë.

 

09: 34  Njësitë e KFOR-it sot herët në mëngjes kanë filluar një aksion të ri të heqjes së barrikadave vendkalimin kufitar dhe me këtë rast ka mbajtur të arrestuar shumë person, njofton agjencia serbe e lajme Tanjug.

Ushtarët e KFOR-it kanë filluar heqjen e barrikadave nga zhavorri e dheu në rrugën përreth bazës së tyre në vendkalimin kufitar Jarinje në rrugën alternative

Gjatë këtij aksioni KFOR ka arrestuar pesë persona që kujdestaronin në barrikada

KFOR që nga mëngjesi po arreston të gjithë personat që shfrytëzojnë rrugët alternative njofton Tanjug.

I ashtuquajturi shef i mbrojtjes civile në Leposaviq Radomir Bogdanoviq po ashtu është arrestuar ndërsa të tjerët janë liruar më pas.
Serbët, megjithatë, në afërsi të Jarines kanë ngritur një barrikadë të re.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close