Publikuar me datën: Mon, May 14th, 2012

Qeveria ‘zbret’ pa zhurmë në veri

Qeveria e Kosovës në kuadër të planit për veriun, ka filluar kontaktet e para me banorët serbë në këtë pjesë të Kosovës, përmes të cilëve dëshiron joshjen e qytetarëve të kësaj ane për t’i pranuar institucionet e Kosovës. Burime të gazetës “Tribuna Shqiptare” brenda kabinetit të kryeministrit Hashim Thaçi, bëjnë të ditur se kohëve të fundit është rritur numri i qytetarëve në veri të cilët kanë shprehur vullnetin për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës.

Po ashtu, sipas këtyre burimeve, Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga serbët në veri, që t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të cilët do të bisedonin me institucionet e Kosovës për integrimin e veriut, por sipas këtyre burimeve, Qeveria e Kosovës assesi nuk do të pranoj të bisedoj me përfaqësues serbë të cilët kanë dosje në polici dhe dyshohen për veprime kriminale edhe nëse qytetarët serbë do të insistonin në përfaqësimin e tyre.

“Kontaktet dhe qasja e Qeverisë së Kosovës tashmë ekziston në veri. Pra ekziston një gatishmëri në të dyja anët për ta gjetur mënyrën e bashkëpunimit të normalizimit dhe integrimit të asaj pjese. Megjithatë, njëra ndër problemet e ardhshme do të jetë mënyra se si t’i tregojmë popullatës në veri që përfaqësuesit legjitim nuk duhet të jenë kriminel dhe nuk do të mund që ata të përfaqësohen nga njerëz të cilët kanë dosje policore”, i ka thënë ky burim gazetës.

“Dosjet e kriminelëve në veri duhet të publikohen nga instancat ndërkombëtare në të cilat përfshihen EULEX dhe KFOR, duke krijuar përshtypjen se institucionet e Kosovës dëshirojnë ta largojnë dikë duke e definuar si kriminel”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close