Publikuar me datën: Thu, Jun 23rd, 2011

Qeveria premton marrëveshje kushtetuese me Serbinë

Prishtinë, 23 qershor – Qeveria e Kosovës është e bindur se gjashtë marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë do të jenë kushtetuese.

Një ditë pasi që “Koha Ditore” ka raportuar për kompromisin e dyanshëm nga Kosova dhe Serbia në këto marrëveshje, kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e rregullt të Qeverisë nuk ka folur fare për dialogun. Zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi, në konferencën e shtypit, pas mbledhjes së ekzekutivit, ka thënë se nuk ka ende marrëveshje me Serbinë dhe se të ato do të jenë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Unë ende nuk e di që ka marrëveshje. Çfarëdo që të jenë marrëveshjet do të jenë në kuadër të kushtetutës, mandatin që kemi marrë nga Kuvendi dhe në kuadër të transparencës së plotë. Kompromis më pak sesa kushtetuta dhe mandati qe kemi marrë nga Kuvendi, nuk ka”, ka thënë Kuçi.

Sipas tij, Qeveria nuk do të marrë përgjegjësinë që të interpretojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve, por do të kryejë punën në bazë të kushtetutës.

“Ne nuk e fitojmë asnjëherë të drejtën për të interpretuar kushtetutën, ne e marrin të drejtën që të kryejmë punët tona sipas kushtetutës”, ka thënë Kuçi.

I pyetur nëse marrëveshjet do t`i dërgohen paraprakisht Kuvendit të Kosovës, para se ato të bëhen, zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se edhe kjo do të bëhet sipas kushtetutës.

“Kushtetuta e Kosovës e ka bërë shumë të qartë se si ratifikohen marrëveshjet. Qeveria e Kosovës dhe çdo individ do ta respektojë kushtetutën në përpikëri”, ka thënë Kuçi.

Kushtetuta e Kosovës e parasheh që çdo marrëveshje ndërkombëtare të ratifikohet me dy të tretat e shumicës së deputetëve. Megjithatë, Bashkimi Evropian i ka ikur karakterit ndërshtetëror të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak se edhe BE-ja e edhe Serbia nuk e njohin pavarësinë e shtetit kosovar dhe si rrjedhojë nuk do të mund të vinin firmën e tyre në marrëveshje ndërshtetërore me Kosovën.

Për këtë arsye, nuk do të ketë marrëveshje të nënshkruar, mirëpo vetëm një deklaratë të BE-së se janë arritur pajtimet në gjashtë çështje.

“Koha Ditore” ka raportuar një ditë më parë se Kosova dhe Serbia do të arrijnë një pako ku do të përfshihen marrëveshje në gjashtë çështje të ndryshme para pushimeve verore. Marrëveshjet pritet që të arrihen në takimin e radhës të palëve që do të mbahet më 2 korrik, e nëse do të ketë nevojë për konsulta shtesë, atëherë do të mbahet një takim tjetër edhe nga mesi i muajit të ardhshëm. Ajo që duhet të ndodhë, është që marrëveshjet të publikohen nga lehtësuesi i bisedimeve, Robert Cooper, brenda muajit korrik. Burime diplomatike kanë shpjeguar për “Kohën Ditore” se kompromiset do të jenë të barabarta sikur për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën.

“Në njërën çështje, kompromisin e ka bërë Serbia, në tjetrën e ka bërë Kosova. Në katër çështje të tjera kompromisi është i ndarë. Në një aspekt të së njëjtës çështje kompromisin e ka bërë Serbia e në tjetrin e ka bërë Kosova”, i ka thënë gazetës një burim diplomatik.

Disa nga çështjet ku mendohet se Kosova e ka bërë kompromis, por që ende nuk janë definuar plotësisht, sipas burimeve të gazetës, është çështja e tabelave të veturave, çështja e funksionimit të Telekomit të Serbisë dhe te dokumentet përcjellëse në dogana.

Ndërkaq, në çështjen e transmisionit energjetik, në atë të lëvizjes së kosovarëve në Serbi dhe pjesërisht në dogana, mendohet se kompromisin e ka bërë Serbia.

Ndonëse ka thënë se nuk dëshiron që të komunikojë nëpërmjet medieve, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka pasur një përgjigje edhe për ankesat e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, se legjislativit të vendit asnjëherë nuk i është ofruar platforma e bisedimeve.

“Unë kam shumë respekt për kryetarin e Kuvendit dhe nuk komunikojmë nëpërmjet medieve. Ne kemi kontakt të përditshëm të drejtpërdrejtë. Sa i përket platformës ju e dini që dy herë është diskutuar dhe e dini se në të dyja herët është votuar dhe e dini se të dyja i ka vendosur Parlamenti”, ka thënë Kuçi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka marrë vendim që të hiqet dorë nga ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit nëpërmjet partneritetit publiko-privat. Ekzekutivi ka miratuar edhe Projektligjin për arsimin e lartë, si dhe ka miratuar Rregulloren e akcizave të veturave dhe vjetërsisë së interpretimit të tyre.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close