Publikuar me datën: Sun, Mar 20th, 2011

Qeveria planifikon themelimin e Mitrovicës së Veriut në tetor

Prishtinë, 20 mars – Brenda 2011-s Qeveria ka paraparë ta krijojë Komunën e Mitrovicës së Veriut, një veprim që shteti serb e vlerëson si provokim, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
Themelimi i kësaj komune të populluar nga serbë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, është një nga shumë objektivat që ekzekutivi ka vënë në planin vjetor të punës. Plani është miratuar tri ditë më parë dhe parasheh që komuna të bëhet deri në muajin tetor, e që do të mbështetet me një fushatë sensibilizuese dhe informuese.
Autoritetet kosovare kanë shprehur nevojën se duhet dhënë sa më shpejt rezultate një ekip përgatitor për themelimin e kësaj komune, kurse autoritetet serbe e vlerësojnë provokim këtë.
Slobodan Petroviq është zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal. Ai ka vizituar të enjten Mitrovicën, për të parë nga afër përgatitjen që po bëhen për të krijuar komunën e re.
“Kam qenë edhe në jug e edhe në veri. Kam pasur takim me ekipin përgatitor për krijimin e Mitrovicës së Veriut, që u kam dhënë përkrahje në punën e tyre dhe u kam thënë që në periudhën e ardhshme duhet të ketë rezultate konkrete”, ka thënë Petroviq, që është lider i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, SLS-së, që njeh rendin kushtetues. “Që krijimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut të bëhet këtë vit, kjo nuk varet vetëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Për këtë punon krejt Qeveria”, ka shtuar ai.
Por autoritetet e Serbisë e kanë kundërshtuar këtë qasje.
Oliver Ivanoviq ka qenë për një mandat deputet i Kuvendit të Kosovës. Tash ai është sekretar shtetëror në Ministrinë Serbe për Kosovën. Në cilësinë e re ai përfaqëson politikën beogradase, që kundërshton pavarësinë e Kosovës, e shpallur mbi bazën e planit të presidentit Martti Ahtisaari, që parasheh edhe krijimin e Komunës së Mitrovicës Veriore.
“Ju keni përmendur në pyetje dy fjalë që nuk aplikohen në veri, Pakon e Ahtisaarit dhe Qeverinë e Kosovës. Prandaj, e konsideroj si lloj mashtrimi të opinionit në Prishtinë lajmin se komuna do të krijohet deri në tetor”, ka thënë Ivanoviq. “Ose, nëse vërtet kjo ndodh, atëherë duhet të konsiderohet si lloj provokimi që mund të nxisë reagime”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close