Publikuar me datën: Thu, Jun 23rd, 2011

Qeveria paralajmëron masa në doganat që nuk i kontrollon

Prishtinë, 22 qershor – Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit shpreson që Serbia e Kosova të gjejnë zgjidhje për tregtinë e lirë nëpërmjet dialogut. Ky mision nuk ka qenë në gjendje të deklarohet nëse do të zbatojë vendimin eventual të Qeverisë së Kosovës për bllokimin e importit të mallrave me origjinë nga Serbia, por edhe atyre që kalojnë transit nëpër Kosovë. Doganierët e EULEX-it menaxhojnë pikat kufitare 1 dhe 31 dhe zbatimi i vendimit varet nga qëndrimi i këtij misioni, shkruan “Koha Ditore”.

Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it, ka thënë se mundësia e reciprocitetit ndaj mallrave serbe ka qenë temë e diskutimeve në mes të këtij misioni dhe Qeverisë së Kosovës.

“Përfaqësuesit e EULEX-it janë takuar me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, ku në mes të tjerash është diskutuar edhe kjo çështje”, ka thënë Krasniqi.

Por Krasniqi, që përcjellë qëndrimet e EULEX-it, nuk ka dhënë përgjigjen në pyetjen nëse ky mision do të respektonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për bllokimin e importit të mallrave me origjinë nga Serbia.

“EULEX-i shpreson që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë ai.

Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe e Industrisë, ka paralajmëruar mundësinë që EULEX-it të mos e zbatojë vendimin eventual për reciprocitet ndaj Serbisë.

“Kur ne flasim për aplikimin e plotë të reciprocitetit, nënkuptohet që kjo të bëhet në të gjitha pikat ku Doganat e Kosovës kanë kontroll të plotë. Sa i përket EULEX-it, ne kemi pasur bisedime me ta dhe kemi kërkuar bashkëpunim”, është shprehur Kusari –Lila.

Drejtori i organizatës ÇOHU, Avni Zogiani, ka thënë se EULEX-i nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet.

“Nuk ka befasi. EULEX-i nuk e pranon Kosovën si shtet dhe nuk e zbaton Kushtetutën e Kosovës. Sigurisht që nuk konsideron që Kosova ka mundësi të përfaqësohet në çfarëdo subjektiviteti në marrëdhëniet ndërkombëtare. Është non-sens me prit që EULEX-it të zbatojë çfarëdo vendimi të Qeverisë që ka të bëjë me marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se EULEX-i jo që nuk i zbaton vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me marrëdhënie ndërkombëtare, por nuk i zbaton as dokumentet e tjera, siç është rasti me Strategjinë e Veriut.

Për Zogianin, mosshtrirja e autoritetit në pjesën veriore, gjegjësisht pikës 1 dhe 31 dhe paralajmërimet për reciprocitet janë deklarata që bien ndesh njëra me tjetrën.

“Në çfarë mënyre dëshirojnë të bëjmë reciprocitet në një territor që nuk e kontrollojnë”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo qasje do të dëmtojë tej mase Kosovën.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në mesin e muajit korrik do të bllokohet importi i mallrave që kanë origjinë nga Serbia, në rast se nuk arrihet marrëveshja për tregti të lirë në mes të dy shteteve.

”Nëse gjatë raundit të ardhshëm të bisedimeve (në korrik) Serbia s’e ndryshon vendimin e saj për t’i njohur vulat e Doganave të Kosovës, Kosova do të vendosë masa të plota reciprociteti për produktet me origjinë nga Serbia. Ne nuk do të presim një afat tjetër, pasi mund të ndodhë që Serbia të tërhiqet apo të mos ketë bisedime siç bëri në këtë muaj, por çdo gjë do të përmbyllet në muajin korrik në momentin që të caktohet kjo datë e bisedimeve”, ka thënë ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, duke shtuar se do të bllokohet edhe qarkullimi transit i mallrave që vijnë nga Serbia.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close