Publikuar me datën: Sun, Apr 25th, 2010

Qeveria organizon shkuarjen me autobusë për Vërmicë

Prishtinë, 25 prill- Ministria e Transportit ka planifikuar që prej të gjitha qyteteve të Kosovës të mbushë autobusët me njerëz, të cilët do të dërgohen në Vërmicë të Prizrenit për të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në autostradë. Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, ky plan është bërë në bashkëpunim me kuvendet komunale.
“Prej orës 8:00 në dispozicion të qytetarëve do të jenë edhe autobusët, të cilët do t’i bartin deri në Vërmicë për të marrë pjesë në festën e fillimit të punimeve në autostradën Vërmicë-Merdar”, ka thënë Xhevdet Pozhari, zëdhënës në këtë ministri.
Sipas tij, për të marrë pjesë në këtë ceremoni janë ftuar edhe të gjithë deputetët, ministrat e Qeverisë së Kosovës, liderët e partive opozitare dhe të partive joparlamentare, si dhe përfaqësuesit e zyrave diplomatike në vend.
“Pjesëmarrjen e ka konfirmuar kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, i cili do të jetë së bashku me Sokol Olldashin, ministër i Transportit në qeverinë e tij”, ka theksuar Pozhari.  Marrjen e ftesës për pjesëmarrje në këtë ceremoni e kanë mohuar zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton sot gazeta Koha Ditore.
“Haradinaj nuk ka marrë ftesë ende. Po ashtu asnjë zyrtar i lartë i AAK-së nuk është ftuar”, ka thënë Ernest Luma, zëdhënës i partisë së Ramush Haradinajt.
Sipas Lumës, Qeveria e Kosovës nëpërmjet projekteve rrugore po i krijon vetes hapësirë për të kryer vepra korruptuese.
“Ne jemi dëshmitarë si kanë shkuar projektet rrugore në Kosovë dhe me çfarë aferash korruptuese janë përcjellë”, ka theksuar Luma. Ndërsa Arbër Geci, zëdhënës i Aleancës Kosova e Re, nuk ka mundur të konfirmonte gjatë se shtunës nëse shefi i tij, Begjet Pacolli, është ftuar që të marrë pjesë të dielën në fillimin e punimeve në projektin më të madh rrugor të Qeverisë së Kosovës. Kurse zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Dardanisë nuk kanë mundur të kontaktoheshin nga gazeta për të konfirmuar nëse lideri i tyre, Nexhat Daci, është ftuar për në Vërmicë. Ndërkaq në anën tjetër, projekti i autostradës do t’i kushtojë Kosovës rreth 700 milionë, të cilat do t’i jepen konsorciumit amerikano-turk “Bechtel-Enka”, që e ka fituar tenderin për ndërtimin e këtij projekti rrugor.
Mjetet për financimin e autostradës pritet të sigurohen nga buxheti i Kosovës, donatorët, si dhe përmes kredive komerciale.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close