Publikuar me datën: Thu, Aug 4th, 2011

Qeveria nuk e pranon marrëveshjen

23:45- Në momentin që Qeveria e Kosovës po bëhej gati të lëshonte komunikatën për media, ku refuzonte marrëveshjen e KFOR-it, një zyrtare e lartë e Qeverisë, e pohonte të kundërtën. Zv.kryeministrja e Kosovës, dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila i tha emisionit Interaktiv nëpërmjet telefonit se marrëveshja është e mirëseradhur dhe pas konsultimeve që ka pasur me Komandantin e KFOR-it, është e bindur se qëllim kryesor ka largimin e barrikadave. Në pak minuta, fjalët e Kusari – Lilës nuk dolën aspak. Qeveria e Kosovës komunikoi në pak rreshta përmes komunikatës duke mos e pranuar marrëveshjen e arritur nga KFOR-i me përfaqësuesit serbë.

 

23:19  Qeveria e Republikës së Kosovës, e vlerëson të papranueshme draft-marrëveshjen e prezantuar në opinion, e arritur në mes të Gjeneralit të  KFOR-it, Erhard Buhler dhe zyrtarit serb, Stefanoviq, të përmbledhur në tri pika, thuhet në një reagim të Qeverisë të lëshuar para pak kohe.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, duke respektuar në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur e autonom në vendim marrje, njofton opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar se kjo draftmarrëveshje është e papranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e parealizueshme në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të respektoj në përpikmëri masat e reciprocitetit me Serbinë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret përpjekjet e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, detyra këto në përputhje me mandatin që e ka KFOR-i. Për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e para 25 korrikut”, thuhet në fund të reagimit.

21:30 KFOR-i njofton se ka arritur marrëveshje me përfaqësues të Qeverisë së Serbisë, por që mund të implementohet gjatë ditëve në vijim. Sipas një komunikate të KFOR-it thuhet se “Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Buhler, shefi i ekipit negociator, Borislav Stefanovic dhe Ministri Goran Bogdanovic, sot më 3 Gusht 2011 në orët e hershme të mbrëmjes kanë shkëmbyer për herë të dytë pikëpamjet mbi situaten e tanishme në veri të Kosovës dhe diskutuan për mënyrën e zgjidhjes së problemeve atje. Takimi u mbajt në kampin e KFOR-it Nothing Hill. Ata zhvilluan dhe hartuan një marrëveshje”.
Në të parashihet:

·  Në portën 1 (vendkalimi kufitar në Jarinje) dhe portën 31 (vendkalimi kufitar në Bernjak) sistemi i tanishëm i kontrollit do të vazhdojë i pandryshuar deri në mes të muajit Shtator 2011. Nëse është e nevojshme, kjo kornizë kohore mund të zgjatet. KFOR-i mban komandën dhe kontrollin në kalimet kufitare.

· Veturat, kamionët me peshë deri në 3.5 tonë dhe kamionët që transportojnë ndihma humanitare, përfshirë edhe ushqimin, mund të kalojnë pas kontrollimit të identitetit dhe kontrollit për armë.

· Bllokadat rrugore do të hiqen dhe liria e lëvizjes do të rivendoset.

Për bisedimet, Komandanti i KFOR-it ka pasur autoritetin e plotë e të gjitha nstitucioneve të përfshira. Kryenegociatori Borislav Stefanovic dhe Ministri Goran Bogdanovic do ta koordinojnë marrëveshjen me Presidentin e Sërbisë dhe autoritetet tjera të involvuara nga pala Serbe.

Marrëveshja mund të implementohet gjatë ditëve në vijim. Megjithatë nuk theksohet asgjë për hapat mas shtatorit, nëse do të vendosen doganierë apo sërish do të diskutohet pasi të përfundoj marrëveshja që thuhet deri në mes të shtatorit

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close