Publikuar me datën: Sun, Feb 27th, 2011

Qeveria ende nuk e ka caktuar pagën minimale

Prishtinë, 27 shkurt – Qeveria e Kosovës ende nuk e ka caktuar pagën minimale, megjithëse për këtë e obligon neni 57 i Ligjit të Punës. Por, as Këshilli ekonomik-social, që duhet ta propozojë shumën e kësaj page, nuk është mbledhur fare vitin e kaluar.

Aktualisht, në Kosovë paga minimale është 130 euro, siç ishte përcaktuar në vitin 2005.

Në bazë të Ligjit të Punës, i cili ka filluar të zbatohet nga 1 janari i këtij viti, Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik duhet të përcaktojë pagën minimale, sipas propozimit të Këshillit Ekonomik-Social.

Nënkryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Ali Dragusha tha për RTK se ky Këshill, ku bëjnë pjesë përfaqësues të punëtorëve, punëdhënësve dhe Qeverisë, është dashur të takohet kah fundi i vitit të kaluar, por kjo nuk ka ndodhur.

“Në këtë drejtim ne kemi ngecë si Këshill Ekonomik-Social. Ne si KSLK e kemi bërë propozimin tonë me një arsyetim, në mënyrë që sa më shpejt të ulet Këshilli Ekonomik-Social dhe të caktojë pagën minimale për këtë vit, por deri tani nuk kemi caktim të ndonjë takimi. Kjo është një shkelje që në start e Ligjit të Punës, sepse është çështje obliguese që paga minimale të fuqizohet nga ana e Qeverisë”, tha Dragusha.

Fadil Racaj, drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Punës, tha se Qeveria nuk mund të miratojë pagën minimale pa marrë propozim përkatës nga Këshilli Ekonomik-Social.

“Ekziston rreziku që për shkaqe të njohura edhe këtë vit ndoshta nuk do të kemi shumën e pagës minimale, për shkak të zgjedhjeve, mungesës së institucioneve, duke marrë parasysh koston e jetesës, paga minimale do të duhej të ishte 200-250 euro”, theksoi Racaj.

Në Kosovë, paga minimale është 130 euro, që është përcaktuar nga ish-Këshilli Konsultativ trepalësh në vitin 2005. Duke marrë parasysh shkallën e inflacionit, kjo shumë nuk e mbulon koston e shpenzimeve jetësore, thotë Labeat Mustafa, nga Instituti i Financave të Kosovës.

“Paga minimale duhet të caktohet së paku në lartësinë prej 75 për qind e të ardhurës  mesatare në nivel të Kosovës. Në bazë të Entit të Statistikave, paga mesatare është rreth 275 euro, që do të thotë se paga minimale duhet të jetë së paku 210 euro. Kjo shumë e të ardhurave minimale duhet të mbulojë koston e shpenzimeve elementare”, tha Mustafa.

Ndryshe, me nenin 57 të Ligjit të Punës është paparë që gjatë përcaktimit të pagës minimale duhet të merren parasysh: kostoja e shpenzimeve jetësore, përqindja e shkallës së papunësisë, gjendja e përgjithshme në tregun e punës dhe shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend. Sipas të njëjtit nen, paga minimale përcaktohet në bazë të orëve të punës, për periudhën një vjeçare, e cila publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close