Publikuar me datën: Tue, Oct 2nd, 2012

Qeveria e sheh të panevojshëm referendumin për dialogun

Qeveria e Kosovës nuk e sheh të nevojshme që të pyesë popullin se a duhet të bëhet dialog politik me Serbinë. Por sikur ajo nuk po gjykojnë subjektet në opozitë dhe analistët politikë. Sipas tyre, për dialogun politik me Serbinë duhet që të bëhet referendum.

Këto vlerësime janë dhënë të dielën, një ditë pasi kryetari i partisë më të madhe në opozitë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se për dialog politik me Serbinë duhet pyetur populli.

Mirëpo zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, e ka vlerësuar propozimin e kryetarit të LDK-së ide të pamenduar mirë dhe shumë populiste. “Nuk ka arsye politike për referendum: askush s’po do që të bëjë zgjidhje jashtë Kushtetutës e jashtë asaj që e ka paraparë Kuvendi i Kosovës që të qitet në referendum. Referendumi bëhet nëse është ndonjë marrëveshje më shumë se Kushtetuta e më pak se pavarësia”, ka thënë Kuçi. “Por nëse çdo marrëveshje në kuadër të Kushtetutës e ruan sovranitetin e vendit atëherë s’ka nevojë që të qitet në referendum”.

Arsyetimin pse duhet që të bëhet referendum për dialogun politik me Serbinë, Mustafa e kishte bazuar në atë se me Serbinë tashmë janë të mbyllura të gjitha bisedat. “Në qoftë se hyhet në biseda të reja, përgjigjja (e popullit v.j.) duhet të merret përmes referendumit, sepse nuk shoh më asnjë arsye që të rihapen bisedat me një shtet, me të cilin ne i kemi mbyllur bisedat dhe që të shtrohet çështja e rregullimit të Kosovës, në qoftë se ajo është përfunduar njëherë”, ka thënë Mustafa. “Tani për tani problemi është që kurrkush nuk po tregon se për çfarë do të bisedohet, ndërsa kemi deklarata shumë të rënda, se bisedat do të shkaktojnë vendime të rënda, edhe për Kosovën e edhe për Serbinë. Unë nuk jam ithtar i asaj që LDK-ja të jetë pjesë e atyre vendimeve të rënda”.

Ideja për organizimin e referendumit ka gjetur mbështetje te subjekti i dytë më i madh në opozitë, lëvizja “Vetëvendosje”.

Deputeti i “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, ka thënë se jo vetëm për dialogun politik me Serbinë, por edhe për shumë çështje të tjera ekziston nevoja e mbajtjes së referendumit.  “Do të ishte shumë e drejtë që jo vetëm çështja e negociatave të nxirrej në referendum, por ne qysh moti kemi kërkuar që edhe Kushtetuta të nxirrej në referendum, çështja e bashkimit kombëtar, ajo e pasurisë publike, mirëpo së pari duhet bërë ligjin për referendum, sepse nuk e kemi fare atë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka thënë se Kosova nuk duhet që të dialogojë me Serbinë pa i plotësuar kjo e fundit pesë kushte. “Ne mendojmë që me Serbinë nuk mund të ketë kurrfarë normalizimi të marrëdhënieve, siç po thuhet, pa i plotësuar Serbia tri kushte elementare me Kosovën. Kjo do të thotë se pa ndryshuar Serbia nuk mund të normalizohen këto marrëdhënie”, ka thënë ai. “Këto pesë kushte që duhet të plotësohen janë: njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, ndryshimi i kushtetutës së Serbisë e sidomos pikës së saj që e definon Kosovën si pjesë të Serbisë, pastaj kërkimfalja nga Serbia dhe kompensimi për dëmet e luftës që na i ka bërë, si dhe një veprim konkret për tërheqjen e strukturave kriminale të saj në Kosovë, si dhe heqja e shtypjes ndaj popullit shqiptar në Luginë të Preshevës”.

Në favor të referendumit për dialog me Serbinë janë deklaruar edhe analistët politikë.

Katër ditë më parë, shefja e  Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka deklaruar në New York se para Prishtinës dhe Beogradit ndodhen vendime të rënda.

Ashton pritet të jetë ajo që do ta ndërmjetësojë dialogun politik, i cili është paralajmëruar të zhvillohet ndërmjet delegacioneve që do të drejtohen nga kryeministrat e të dyja vendeve

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close