Publikuar me datën: Thu, Jul 21st, 2011

Që nga Vlora dhe deri në Mitrovicë jemi NJE KOMB

Nga: Lek Mrijaj

Të  dashur Shqiptar  cilat do qofshin bindjet tona politike,partiake, fetare… një  gjë është qe na bashkon, ështe gjaku Arbëror, gjaku i te parëve tane për një Shqiperi Natyrale .Por per arsye te padrejtesive nderkombetare qe u bënë ndaj Shqiptarve  qe te gjithë e kemi te njohur  ne sot jetojme te ndare ne 5 shtete ne ballkan, dhe fatkeqesisht jemi shume te perçarë dhe shumë të varfër,por vitet e fundit kane filluar te fryjne edhe erëra te mira për neve dhe koha punon  per ne Shqiptaret .

Sigurisht qe rruga drejt paqes dhe prosperitetit zhvillimit ekonomik  do te jete e gjate  dhe e mundimëshme , por me teper ne na pengon mentaliteti yne, sepse ne fusha te tjera kemi treguar se kemi vitalitet.Eshte turp per ne te grindemi se kush jane me te mire , Shqiptaret e Shqiperise apo te Kosoves (Dardanisë)…Ne jemi te gjithe njesoj, jemi Shqiptar dhe te mirat dhe te keqijat tona i kemi te perbashketa.

Kosova (Dardania) ka qene djepi i levizjeve te para patriotike-kombetare, dhe kushdo qe e njeh sadopak historine nuk mund ta hedhe poshte kete realitet.

Armiqte tane me shekuj qe nga perandoria osmane dhe ajo sllavo-karpatiane  me mjeshtri e kane perdorur dhe vazhdojne ta perdorin mentalitetin tone per te na hedhur armiqësi  kunder njeri tjetrit, dhe fatkeqesisht ja kanë dalur me sukses!

Fatkeqesisht duhet te mjerohemi se klasa politike Shqiptare kudo qe eshte, shquhet per korrupsion,karriere dhe mediokritet te theksuar intelektualo-shpirteror,pra ne fund te fundit mjerisht  është populli i thjeshte qe duhet te vuaje keto pasoja pse ndodh keshtu?

Sidoqofte keta politikan  qe kemi ne te gjitha trojet Shqiptare , dolen nga gjiri i keti  populli, nuk na i solli era ,kur është fjala per çeshtje madhore, sic eshte çeshtja e pazgjidhur e shqiptareve ne ballkan, ne duhet ti leme menjane grindjet tona partiake , klanore …te kota, dhe te bashkojme forcat dhe inteligjencen per ta shpejtuar zgjidhjen e problemeve tona te shekullore per një Shqipëri një komb – një shtet .Propozoj ta heqeni nga mendja ju lutem ideologjin  se ne jemi ndryshe, se jugu keshtu e se veriu ashtu, keto jane gjepura.

Ne jemi nje, dhe me ndihmen e Zotit dhe Miqëve  do tia dalim mbanë te bashkohemi mirpo siq po e shohim mjerisht keto  dite po ndodhin ngjarje shume te dëmshme per Shqiperin ,Kosoven… duhej tejkaluar sa me parë.

Te gjithë ne luftuam (dikush me shumë e dikush me pak) ,punuam dhe  e  pritnim me padurim pavaresine e kosoves  por me sa duket do te na duhet te presim akoma per shume vite te tjera, dhe kjo fale paaftesise se politikaneve  dhe intelektualeve per te gjetur rruget e duhuara drejt zhvillimit dhe unitetit tonë kombetar.

Nuk mund te vazhdojme te justifikohemi se Europa e ka fajin, apo se jane sherbimet sekrete serbe apo aziatike qe po inskenojne keto trazira,edhe nese ashtu eshte, eshte detyra jone te mos biem kaq lehte ne keto gracka te ndyta .Ky është nje realitet i vertetë  ku mund te flitet shume e shumë, por te pakten te mos humbim energji me debate te kota se kush jane me te mire “NE” apo “ATA”.

“NE” dhe “ATA” qe nga Vlora dhe deri ne Mitrovice jemi NJE, me te mirat dhe me te keqiat Zoti e bekofte Shqipërin dhe Trojet Shqiptare.

 

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close