Publikuar me datën: Tue, Dec 27th, 2011

Qarkullim i shtuar në kufirin Kosovë – Serbi

Merdar, 27 dhjetor  – Pavarësisht çmimit të lartë për kalimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, autoritetet e rendit dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës thonë se, një ditë pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë, vërehet një interesim i madh i qytetarëve, si kosovarë, ashtu dhe serbë, për të kaluar kufirin.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, për REL thotë se një gjë të tillë e konfirmojnë raportet e degëve doganore. Por, këto të fundit, sipas tij, nuk flasin edhe për rritje të sasisë së mallrave komerciale.

“Sa u takon çështjeve doganore lidhur me marrëveshjen e fundit për lëvizjen  e lirë, nuk kemi vërejtur ndonjë rritje të mallrave komerciale. Qarkullimi i mallrave komerciale ka qenë në suaza normale apo në suaza të një numri relativisht të njëjtë që ka ardhur edhe më herët. Kurse, sipas raporteve prej degëve doganore në kufijtë me Serbinë, kemi vërejtur një rritje të qarkullimit të udhëtarëve në të dyja drejtimet”, thotë Stavileci.

Sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës, qarkullimi në territorin e Kosovës dhe atë të Serbisë tashmë është normalizuar.

Vladimir Qirkoviq, komandant i Policisë së Kosovës në vendkalimin kufitar Merdare, flet për hollësitë:

“Që nga data 26 ka filluar zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes. Dje, zhvillimi i komunikacionit ka qenë më i paktë, ndërkaq sot, në orët e mëngjesit, ka filluar të normalizohet. Do të thotë, ka mjaft kamionë dhe automjete të tjera që vijnë dhe paguajnë sigurimin tonë, të Kosovës, por ka dhe një numër të vogël që nga ana jonë shkon për në Serbi”.

Që nga e hëna, Kosova dhe Serbia kanë nisur zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, marrëveshje kjo e arritur në raundin e fundit të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Por, problem që është shfaqur pas fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje thuhet të jenë çmimet, të cilat qytetarët e të dyja vendeve duhet t’iu paguajnë kompanive të sigurimeve kur ata synojnë të hyjnë në shtetin përkatës.

Komandanti i Policisë së Kosovës në Merdare, Qirkoviq, thotë se, pavarësisht ankesave të qytetarëve për çmimet e larta, ato paguhen.

“Çmimet vërtet janë të larta. Nuk e di pse. Është e pamundur që një gjë e tillë të vazhdojë, por çfarë të bëjmë. Vendimet e shtetit janë të tilla”, thekson ai për Radion Evropa e Lirë.

Ditë më parë, Beogradi ka vendosur tarifën prej 60 eurosh për kosovarët, të cilët duan të qarkullojnë në shtetin serb – vendim, të cilit Prishtina zyrtare i është përgjigjur me reciprocitet. Ky sigurim zgjat 30 ditë.

Automjetet me targa të Serbisë që duan të hyjnë në Kosovë për qëndrim 15-ditor, duhet të paguajnë nga 15 deri në 145 euro – varësisht llojit të automjetit.

Këto çmime kanë shkaktuar pakënaqësi të banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës. Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se me vendimin e ekzekutivit kosovar janë “getoizuar” shqiptarët e kësaj zone.

Ai i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë menjëherë vendimin e saj për këtë çështje.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close