Publikuar me datën: Mon, Oct 10th, 2011

Pushon dialogu teknik, paralajmërohet “dialogu i vërtetë”

Prishtinë, 10 tetor – Dialogu teknik mes Prishtinës dhe Beogradit do të pushojë. Lehtësuesi i BE-së, Robert Cooper, nuk ka arritur që ta bindë Borislav Stefanoviqin që të takohet me Edita Tahirin në Bruksel, më 18 tetor, për të biseduar për energjetikën, telekomin dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës. Megjithëse është treguar konstruktiv në të tria temat, Stefanoviq e ka pasur vetëm një kërkesë gjatë vizitës së Cooperit në Beograd. Para se të zyrtarizohen konkluzionet në të tria temat, Stefanoviq ka kërkuar që të bisedohet edhe për çështjen e pikëkalimeve kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Duke e bërë rolin e lehtësuesit dhe jo të ndërmjetësuesit, burimet diplomatike kanë shpjeguar se Robert Cooper nuk i ka kthyer kurrfarë përgjigjeje shefit të delegacionit serb të bisedimeve. Këshilltari i baroneshës Ashton vetëm i ka treguar Beogradit se Brukseli pret që palët të rifillojnë bisedimet aty ku kanë mbetur.

“Zoti Cooper do t`i shpjegojë Qeverisë së Kosovës qëndrimet e Beogradit dhe do të marrë qëndrimet e Qeverisë së Kosovës. Roli i lehtësuesit është ky: që të dëgjojë palët dhe të shohë mundësitë që ato të afrohen”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë ndërkombëtar.

Burime të tjera diplomatike kanë shpjeguar se “ngërçi” në dialogun teknik nuk do të tejkalohet dhe se në këtë mënyrë procesi i takimeve të përbashkëta mes Borislav Stefanoviqit dhe Edita Tahirit e Robert Cooperit do të pushojë. Sipas të njëjtave burimeve, palëve do t`u lihet mundësia që kur të jenë të gatshme të rifillojnë procesin, por sipas të njëjtave burime “ka pak gjasa që bisedimet të ndodhin në të njëjtin format”.

Sipas diplomatëve evropianë, dialogu teknik e ka arritur efektin që është planifikuar që në fillim e që është “thyerja e akullit të bisedimeve”. Pas zgjedhjeve në Serbi, diplomatët presin që mes Kosovës dhe Serbisë të nisë dialogu i vërtetë ose dialogu me “D të madhe”

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close