Publikuar me datën: Wed, Sep 21st, 2016

PSE SERBËT NUK E VOTOJNË DEMARKACIONIN KOSOVË – MALI ZI ?

Shkruan: Ali Mehmeti, Gjenevë

Është interesante të dihet pse lista serbe refuzon ta votoj demarkacionin. Këtë nuk e shtron si pyetje askush, as qeveria, as opozita. Madje as vet serbet, deputetë në Kuvendin e Kosovës nuk e sqarojnë pozicionin e tyre. Edhe pse, për hir të vërtetës, as që u kërkua ky sqarim nga ata. Pse nuk u kërkua nga partitë në pushtet dhe disa në opozitë, nuk çuditem, ata e kanë të qartë pozicionin e tyre dhe këtë pozicionim nuk duan ta quajnë me emrin e vërtet, sepse do i shpaloste të gjitha gabimet e tyre gjatë negociatave “teknike” me Serbinë dhe do i trazonte shpirtrat e fjetur të disa “kosovarëve” të kënaqur me një flamur të shpifur dhe himn edhe më të shpifur. Pse kjo pyetje nuk u shtrua nga gazetarët, apo pse një qëndrim i tillë nuk u shpjegua nga opozita, është e pakuptueshme (për mua).

Pse pra lista serbe refuzon ta votoj demarkacionin? Mund të bëhen shumë spekulime: ndoshta janë kundër faljes së 8’500 hektarëve tokë Malit Zi, sepse ata e duan Kosovën më shumë sesa gjysma e deputetëve shqiptar; ndoshta vërtet kërkojnë ndonjë favor nga qeveria Mustafa, siç u tha njëherë dhe pastaj u mohua; ndoshta duan ta rrëzojnë qeverinë dhe provokojnë zgjedhje të reja; janë të zemëruar pse nuk janë konsultuar apo pse nuk kanë qenë pjesë e negociatave; janë të interesuar që faktori shqiptar pozitë – opozitë të armiqësohet sa më shumë; duan ta pengojnë liberalizimin e vizave … ???

Për fat të keq nuk është asnjëra nga këto arsyet. Ata nuk do e votonin demarkacionin as në rast t’i faleshin Kosovës 8’500 hektar nga Mali Zi; nuk do e votonin as me plotësimin e çfarëdo kushti nga qeveria Mustafa; edhe më pak kanë arsye ta rrëzojnë qeverinë Mustafa (këtë të njohur të tyre të kahershëm); liberalizimin e vizave do e dëshironin edhe serbët vet, jo për veti – ata nuk kanë nevojë për viza, por që sa më shumë shqiptar të shkojnë në perëndim dhe kur mos të kthehen më. Arsyeja e vërtet është shumë e thjeshtë dhe shumë e thellë. Lista serbe, e dirigjuar nga Beogradi, nuk do e votoj asnjëherë asnjë lloj demarkacioni për kufirin ndërshtetëror me Malin e Zi, sepse ai do ishte votim për pranimin e shtetësisë së Kosovës. Këtë hap lista serbe, respektivisht Serbia, nuk do ta ndërmerr me asnjë kusht, me asnjë presion, me asnjë shantazh. Tani për tani. Ashtu siç nuk i pranoi as targat e veturave të Kosovës me shenjën që paraqet emrin e shtetit. Dhe ky qëndrim do të zgjas gjersa Kosova tregohet e gatshme për koncesione të reja dhe gjersa miqtë tanë ndërkombëtar bëjnë presion vetëm mbi palën më të dobët.

Dhe, kjo është arsyeja e vërtet, pse tani qeveria po bëhet “zemërgjerë” dhe po fillon për herë të parë negociata me opozitën. Sepse i ka humbur shpresat që lista serbe do të votoj në favor të qeverisë. Kurse shpresa e vetme kanë mbetur deputetët e opozitës dhe disa të partive në pushtet, se mund ndonjërin nga ata ta blejnë, ndonjërin ta mashtrojnë apo ndonjërin ta shantazhojnë. Edhe nëse nuk e arrijnë këtë qëllim, s’paku të arsyetohen para ndërkombëtarëve për mos realizimin e premtimit kurse para qytetarëve të Kosovës se opozita është fajtore për mos liberalizimin e vizave.

Por, e gjithë kjo situatë tregon edhe diçka tjetër. Sa naiv janë pushtetarët tanë që ende nuk e kanë kuptuar që lista serbe është aty për të sabotuar çfarëdo përpjekje për konsolidimin e shtetit të Kosovës. Mos të flasim për injorancën dhe servilizmin e tyre. Dhe ndoshta është rasti që të mendojnë edhe njëherë se çfarë do ju sjell asociacioni i komunave serbe? Nëse nuk dinë le të pyesin?
Megjithatë, një fjalë e urtë popullore thotë se çdo e keqe e ka një të mirë. Kësaj radhe një e keqe e parandaloj humbjen e 8’500 hektarëve të tokës së Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close