Publikuar me datën: Mon, Dec 17th, 2012

Pse femrat rrinë në lidhje të keqe?

Femrat qëndrojnë në lidhje të keqe, sepse frikësohen të mbeten vetëm, shpresojnë që gjërat do të përmirësohen, nuk dëshirojnë t’i lëndojnë fëmijët dhe shpesh i frikësohen turpit, si pasojë e shkurorëzimit.

Arsyeja më e shpeshtë pse femrat nuk dëshirojnë të ndërpresin një lidhje të keqe është pse frikësohen të mbesin vetëm. Ato më parë do të durojnë fyerjet dhe poshtërimet, sesa të përballen vetë me gjithçka që sjell jeta. Disa nga ato mendojnë se si jeta beqare është e nënçmueshme prandaj kënaqen me lidhje të keqe.

Divorci është turp. – Pavarësisht sa e kanë pasur jetën martesore të durueshme, një numër i madh i femrave do të qëndrojnë në lidhje të keqe, sepse i frikësohet reaksionit të mjedisit. Divorci sjell një njollë të caktuar me të cilën ato nuk janë të gatshme të përballen.

U troket ora biologjike. – Ora biologjike është edhe një arsye tjetër pse femrat durojnë më shumë sesa duhet. Pas shumë vjetësh të investuara në marrëdhënie dashurie janë të gatshme të durojnë edhe poshtërimet më të mëdha që të bëhen me fëmijë, veçanërisht nëse kanë kaluar një moshë të caktuar.

Nuk dëshirojnë të lëndojnë partnerin. – Ndonjëherë problemet në lidhje janë të dukshme që në fillim, por është vështirë të shihen në fazën e rënies në dashuri. Por, pasi që e kuptoni, është shumë vonë.  Fëmijët, vitet e përbashkëta dhe momentet e bukura që i keni përjetuar bashkë nuk ju lejojnë të lëndoni partnerin, edhe pse e dini që lidhja juaj nuk ka të ardhme të ndritur.

Nuk dëshirojnë të lëndojnë fëmijët. – Shkurorëzimi është përvojë jashtëzakonisht e keqe, veçanërisht për fëmijët, prandaj femrat përcaktohen me vështirësi për një hap të tillë. Dëshirojnë t’u ofrojnë jetë normale, dhe ajo çka nuk dëshirojnë kurrsesi është që t’i ndajnë nga babai. Pikërisht për këtë arsye frikësohen të ikin dhe të përballen me jetën e nënës së shkurorëzuar.

Shpresojnë që do të rregullohen gjërat. – Në disa situata thjesht është vështirë të iket sepse shpresohet që gjërat do të përmirësohen. Por probabiliteti që të ndodhë një gjë e tillë është mjaft i vogël. Në vend të kësaj, e mundshme është që partneri edhe më shumë do të fillojë të përdorë mirësinë tuaj dhe thjesht do t’i injorojë kërcënimet tuaja që do të ikni.

Mendojnë që nuk do të gjejnë më mirë. – Është vështirë ta lëshosh veten në diçka të panjohur, prandaj pjesëtaret e gjinisë së bukur shpesh e mbajnë në vete atë që dinë sepse i frikësohen të panjohurës. I shpërfillin të metat e partnerit sepse mendojnë që nuk do të gjejnë më mirë. Më e rëndësishmja është të mblidhet guximi dhe të provohet të ndryshohet jeta sepse për lumturinë tonë jemi përgjegjëse vetë ne.

E shohin veten si pjesë të problemit. – Njerëzit tradhtojnë sepse mendojnë që kanë të drejtë për këtë gjë prandaj mos e merrni një pjesë të fajit të tyre. Kini parasysh që në vend të dashnores kanë mundur të zgjedhin këshillimoren martesore ose shkurorëzimin. Nëse lëshoni pe, në fund ju mund t’i ulni kriteret tuaja, dhe partneri do të shfrytëzojë edhe më tej mirësinë tuaj,

Nuk dinë për më mirë. – Disa femra qëndrojnë në lidhje të keqe sepse nuk dinë që ka më mirë. Më së shpeshti i përsërisin gabimet e njëjta siç kanë bërë prindërit e tyre sepse në ta shohin shembullin. Perceptimet e tyre u kufizohen dhe shpesh pajtohen me faktin që për to nuk ka gjë më të bukur.

Presioni i rrethit. – Presioni i familjes ose miqve shpesh mund të jetë shumë  i rëndë, që femrat të qëndrojnë në martesë të keqe dhe që të mos përballen me këtë. Ata u imponojnë standarde të caktuara të cilat nuk u përgjigjen të gjithëve njëlloj, dhe që të mos duken më pak të vlefshme, femrat mundohen që të kenë sukses. Por shpesh nuk e marrin reaksionin e njëjtë të partnerit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close