Protestë antishqiptare në Shkup

Rreth 100 protestues të nacionalitetit maqedonas po protestojnë në këto momente para ndërtesës së Qeverisë në Shkup, duke thirrur parulla antishqiptare dhe kundër policisë. “Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur”, “Policia e shqiptarëve”, “Vdekje për shqiptarët”, janë disa nga parullat e protestuesve.
Protestuesit janë kryesisht të rinj me fytyra të mbuluara dhe kapela të ashtuquajtura ‘fantome’. Ata kanë paralajmëruar se me ta do të solidarizohen edhe banorët e lagjes së Radishanit, nga ku janë pesë personat e vrarë ditë më parë, nga autorë ende të panjohur për policinë.
Policia aktualisht është në vëzhgim të situatës dhe se po mbahet në kontroll turma e grumbulluar me pankarta para Qeverisë. Rrugët e kryeqytetit janë të boshatisura në pjesën qendrore dhe se vërehen lëvizje të pakta.
Sipas reporterit të agjencisë së lajmeve INA, që po ndjekë lëvizjen e turmës, protestuesit kanë lëvizur drejt bulevardit kryesor duke qenë pjesë e një marshi kundër vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit. Ata janë afruar drejt disa përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”, duke qëndruar për disa minuta pranë tyre në shenjë ‘nderimi’