Publikuar me datën: Sun, Jul 17th, 2011

Prokuroria e EULEX-it vendos ta marrë në pyetje Fatmir Limajn

Prishtinë, 17 korrik – Koha Ditore shkruan sot se prokuroria e EULEX-it ka vendosur që ta marrë në pyetje ish-ministrin, Fatmir Limaj, 16 muaj pas bastisjeve që janë bërë në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si edhe në pronat e familjarëve të tij.Deputeti aktual i Partisë Demokratike të Kosovës do të paraqitet para prokurorëve ndërkombëtarë më 20 shtator, pikërisht në kohën që e ka paralajmëruar edhe kryeprokurorja në largim e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Isabelle Arnal. Pranimin e ftesës që i është bërë Limajt për t’u paraqitur në prokurori e ka konfirmuar të shtunën për “Kohën Ditore” avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi. Ai i ka shprehur haptas dyshimet se ky veprim i EULEX-it ka prapavijë politike.

“Çfarë arsyeje ka misioni i EULEX-it ta thërrasë dikë në pyetje pas 16 muajve që ka bërë spektakël. Ligji ia lejon, por nuk është normale”, ka deklaruar Gashi. Për bindjen e tij, kjo gjë është duke u bërë për të vetmin qëllim që të kërkohet nga Gjykata Supreme zgjatje të hetimeve edhe për së paku gjashtë muaj të tjerë, pasi brenda kësaj periudhe nuk është gjetur asnjë dëshmi që do ta bënte klientin e tij, fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Ata (prokurorët v.j.) kanë mundur ta marrin në pyetje zotin Limaj qysh në ditën e parë, ose edhe pa filluar ende hetimet, e jo të prisnin deri në këtë kohë”, ka thënë Gashi. Në fakt, paralajmërimet për kërkim të kohës shtesë për hetime i ka bërë vetë Arnal, në fund të qershorit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close