Publikuar me datën: Fri, Oct 29th, 2010

PROJEKTET DHE PROJEKTET !

Kohëve të fundit,ashtu në qetësi,nëntoka politike maqedonase ,përpos gjith atyre problemeve të panumërta dhe të rrënda që I ka ,kurse një më I rëndësishmi, egzistimi  apo zhdukja nga harta në ardhmëri e shtetit të quajtur Maqedoni ,vazhdon me një orvatje gjysmëilegale për promovimin e shtetit –komb Maqedon.Ne jemi dëshmitarë se fjalori egzistues në këtë republikë asnjëherë nuk përmend se ky shtet është shumëkombësh,pra nuk egziston emërtimi shteti shumetnik maqedon,por si zëvendësim I kësaj përmendet shoqëria shumëetnike,që bën me dije se dicka pregatitet nga kuzhinierët maqedonas,një desert ku materiali do të jetë I përzier por ,mbulesa do të jetë vetëm e tyre”

Pra shteti I qytetarëve me përkatësi etnike dhe fetare të ndryshme,që duhet të jenë Maqedon.

 

Në të vërtetë shteti modern sot dhe në ardhmëri do të jetë shteti-komb modern,ku shtetasit e etniteteve të ndryshme do të jenë lojal ndaj përkatësisë etnike që do të diktojë shteti dhe do të respektojnë si shtet të tynin ,por përkatësia planifikohet   të jetë shtetas maqedon.

Këtu lind problemi I egzistimit apo jo të shtetit Maqedon,sepse kemi do projekte tjerë të promovuar para do kohëve ku lind ideja e Maqedonise shqiptare,Ilirida,Shqiperia natyrale e z.Danajt,federalizim I Maqedonise,…!
Nëse fillojmë të analizojmë pra vizionin për shtetin e ardhshëm të maqedonasve dhe mënyrën e fshehtë të konceptit të tyre ,por koncept I tejdukshëm ,shohim se kohëve të fundit shumë gjëra janë në cakun e ndryshimit në të ardhmen.Mund të parafytyrojmë një Shkup,të mbushur me kuaj dhe ushtarë antik maqedonas,Leka I madh në qendër të sheshit Maqedonia,mbi kalë ,me lartësi dy herë më shumë se Skenderbeu,!Rast I mirë që fëmijët të luajnë loja lufte ku disa do kenë rolin e ushtarëve të Lekës,disa do të jenë partizan,disa gjerman,disa bile do të kopjojnë VMRO-istët dhe të tjerët e disa do të mundohen që si luftetarë të UÇK-së të zënë ndonjë pritë!!!

Edhe muzeu I paster maqedonas ,I ashtuquajtur muzeu I VMRO-së,ka eren njënacionale,pasi aty nuk planifikohen figura nga historia shqiptare që ne qindra vitet e kaluara kanë pasë ndonjë meritë për këtë krahinë,apo konkretisht për Shkupin si qendër edhe e shqiptarëve!!Në muzeun e permendur duke I ndarë etapat e ndodhive te ngjarjeve ,do të mësojnë historinë e lindjes,zhvillimit,baticat dhe zbaticat e rrugës për pavarësi të komunitetit maqedonas.Ky vision maqedonas për ‘’konsolidimin’’e shtetit tëtyre  definitivisht shkon kah një rrugë e ndasive  dhe fundit të këtij institucioni-shtet.A bëhet me qëllim apo jo,a është caku ndarja e shtetit apo pregatitet ndonjë befasi e re?!

Në anën tjetër paralajmërimet per projektin ,,Skenderbej,,amortizon aspiratat e lartepermendura të nacionalizmit te mbuluar maqedonas,duke I dhene nje grusht te forte. Është e vërtetë se nacionalizmi I një komuniteti nxit daljen ne shesh nacionalizmin e komunitetit tjetër!.Sheshi Skenderbej,si project I pastërt shqiptar sipas gjitha gjasave do te vërtetojë  ndarjen definitive të Shkupit në dy pjesë,duke iu përgjigjur projektit ”Skopje 2014”,që nuk duhet te befasoje askend,sepse të gjitha ata që ende mendojnë se Shkupi nuk është I ndarë e kanë gabim.Në vendin e lartë-përmendur andej urës së Gurit,një qytetar I komunitetit shqiptar nuk ndjehet si në pjesën e qytetit të vjetër.Bile edhe cdo shëtitje e shqiptarëve andej urës disi shoqërohet nga të tjerët me sy që tregojnë antipati.Ky ishte shkaku që në prononcimet e mija rreth figurave eventuale që ,,planifikohen ,,të vendosen ne ate pjesë ,të jem kundër.Paramendoni sa do të ishin në shënjestër të ,,komitëve,,dhe të tjerëve këta ,,vlera kombëtare shqiptare,,duke shërbyer si objekte për larje të mosmarveshjeve ,si lodra fëmijësh.

Në një mënyrë këtë problem, sheshi I trimit tone legjendar ,Gjergjit,do ta zbusë dhe do të amortizojë zënkat eventuale mes dy komuniteteve më të mëdha në këtë krahinë.

Duke pasur parasysh se deri tani të gjitha projektet edhe ato maqedonase por edhe ato shqiptare kanë qëllim promovimin e vlerave të mirëfillta kombëtare e që do të ishte në rregull ,por pasi kemi sulme ndaj kulturës sonë ,anashkalim i vlerave tona .në rradhë të parë të atyre kombëtare ,paraqitja e projekteve te pastra shqiptare është e pashmangshme.

Nëse të gjitha këto orvartje janë bëre me një qëllim që kultura shqiptare të pësojë,kultura e komunitetit tjetër të shkojë përpara bashkë me vlerat që ajo krijon atëherë medoemos që kjo ndeshje e kulturave nuk do mund të funksionojë në një shoqëri të përbashkët dhe e domosdoshme do të jetë ndarja në dy shoqëri ku komunitetet do të kultivonin kulturën dhe të mirat materiale të saj në mënyrë të pamvarur.

Paragjykimi present në shoqërinë tone ka të bëjë me bindjet e krijuara më pare mbi një individ ose grup,bazuar më tepër në atë që thuhet se sa në realitetin.Njerëzit mund të kenë paragjikime positive ndaj grupeve me të cilat identifikohen dhe paragjykime negative ndaj tjerëve.Ai grup që ka paragjykim ndaj grupit tjetër të vecantë nuk pranon bile edhe ta dëgjojë atë.

Diskriminimi ka të bëjë me përjashtime të anëtarëve të një grupi nga mundësitë që I jepen grupit tjetër ku shqiptarët nuk mund të kenë arsimim të lartë kurse maqedonasit po,ose maqedonasit mund të punësohen tek Kryetari I republikës kurse shqiptarët jo,ose përzgjedhja e figurave nga historia shqiptare me një formë të diferencimit politik,që nuk është shembull tek komuniteti tjetër edhepse shumica e figurave të vendosura ne ”sheshin e tyre”kanë të kaluar të dyshimtë!

Paragjikimi bazohet në përdorimin e të menduarit stereotip,edhepse këto kategori janë të keqinformuara dhe të rrënjosura-si shembull enciklopedia paradokohe e botuar dhe aktorët e saj kanë pasur paragjykim rreth shqiptarëve,mendim stereotip ,të keqinformuar me historinë e popullit tone.Edhepse populli ynë në Maqedoni zgjodhi rrugën e pluralizmit,si rrugë më e përshtatshme për nxitjen e progresit nacional,kulturor ,përpjekja e politikës zyrtare e zhytur në një paragjykim dhe diskriminim në mënyrë perfide stimulon forcat që parapëlqejnë asimilimin e mundshëm të minoriteteve apo shkrirjen si mënyrë më e pastër e formimit të shtetit njëkombësh duke menduar se Maqedonia është Amerikë.

Ne si popull I ndarë ,duke u bazuar në të lartëpërmendurën jemi të ballafaquar edhe në pluralizmin e sotshëm me një paragjykim antishqiptar, se jemi kërcnim për Maqedoninë,për vendet e punës të maqedonasve dhe për** kulturën kombëtare maqedonase.**Ky fajësim I pambulese ndaj nesh është në vazhdim e sipër prandaj edhe ndodhin ndarjet,mosmarveshjet ,marja me probleme te kota ,krejt me qëllim që të dobësohet forca politike shqiptare dhe hyrja e zënkave brendashqiptare e që janë në kundërshtim me project planet tona per ardhmërinë!

Nga LULZIM Z. HAMIDI

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close