Publikuar me datën: Thu, Feb 24th, 2011

Profili i Behgjet Pacollit

Prishtinë, 22 shkurt  – Nga Mareci, nëpërmjet Hamburgut, Luganos, Moskës dhe Astanas, Behgjet Pacolli ka realizuar të martën ëndrrën e tij të madhe – është bërë President i Kosovës.
Por, shqiptari siç thuhet më i pasur ka një biografi të bujshme të përshkruar me episode kontradiktore – prej të qenit një humanitar dhe filantrop deri tek dyshimet për korrupsion e shpëlarje parash, në një miqësi të fortë me shtetin armiqësor të Kosovës – Rusinë, raporton KTV duke e publikuar profilin e Behgjet Pacollit.
Në shumë intervista ka thënë se si 17-vjeçar ka shkuar në Hamburg të Gjermanisë, ku ka fjetur në stacion treni, dhe nuk ka pasur bukë për të ngrënë.
Pastaj ka larë pjata e ka pastruar për t’u kthyer sërish në Jugosllavi, për të shërbyer në ushtri, dhe pranë Titos, për të cilën kohë krenohet.
Pastaj shkon në Austri, ku punoi si shitës në një kompani tekstili. Pasi thotë të ketë pasur sukses atje, shkoi në Rusi për të punuar në një kompani zvicerane, dhe për pak kohë u bë drejtor i përgjithshëm deri në vitin 1990, prej nga thotë se u largua për shkak të xhelozisë së gruas së shefit të madh.
Dhe, kështu lindi kompania Mabetex – një kombinim fjalësh për Marec – Behgjet dhe Textil.
E nisur si kompani e vogël, Behgjet Pacolli me Mabetex arriti të bëhet miliarder me kompaninë e tij dhe me investimet kryesisht në ish-Bashkimin Sovjetik,  Rusinë e tashme.
Lidhur me shpejtësinë në të cilën ai u pasurua u hap edhe hetimi nga prokuroria e Gjenevës, e cila deri në vitin 2000 bëri hetime ndaj tij.
Hetimet u ndërprenë për shkak të mosbashkëpunimit të Prokurorisë së Rusisë me atë zvicerane. Pacolli bëri bujë edhe me lidhjet e tij martesore. Ishte i martuar për tri vite me këngëtaren e njohur italiane, Anna Oxa.
Ka 5 fëmijë, 2 nga martesa e parë, me Ana Oxën nuk pati fëmijë, ndërsa 3 fëmijë i ka me gruan aktuale rusen Maria Pacolli. Vajzën Hanën, djemtë Isën dhe Diarin.
Gjatë karrierës së tij, Pacolli  njihet edhe për punët humanitare. Në vitin 2004 ai personalisht udhëtoi për në Afganistan, ku ndihmoi në lirimin e kosovares së rrëmbyer Shqipe Hebibi.
Pacolli gjithashtu është themelues i shumë fondacioneve humanitare.
Në vitin 2006 u kthye në Kosovë për të nisur karrierën politike për të formuar Aleancën Kosova e Re, e cila e bëri president të Kosovës.
Gjatë kohës së tij në opozitë, më shumë u cilësua si ndihmës i planeve qeveritare se sa zë i fuqishëm opozite.
Po kundër kësaj qeverie ngriti mocion mosbesimi , duke e rrëzuar në fund të vitit të kaluar.
Lidhi koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit për ta sjell në krye të shtetit të Kosovës. Opozita hiq më larg se pas zgjedhjes president e akuzoi se e ka blerë postin e presidentit, ndërsa akuzoi edhe Hashim Thaçin se ka bërë pazare me Pacollin për ta bërë qeverinë.
Behgjet Pacolli do të përfaqësojë unitetin e popullit të Kosovës për 5 vite e ardhshme, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close