Publikuar me datën: Sat, Feb 6th, 2010

Prizreni dje dhe sot në 33 fotografi

Prishtinë, 4 shkurt – Imazhet e Prizrenit, si njëri ndër qytetet më të vjetra të Kosovës, i simbolizuar me rrugë të ngushta të mbuluara me kalldrëm e me dyqane modeste, ka mbetur vetëm pjesë e së kaluarës së këtij qyteti. “Evoluimi” i pamjes shpesh ka pasuar me dëmtimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore që datojnë nga fillimi i shekullit XX.
Kontrasti që ka përjetuar ky qytet vetëm për 100 vjet ka qenë ai që ka inspiruar organizatën joqeveritare “Ec ma ndryshe”, që të nisë një fushatë për mbrojtjen e qytetit.

Në 33 fotografi të përthekuara në katalogun “Prizreni në retrovizor”, i botuar sefte, ata kanë sjellë Prizrenin në dy kohë.
“Janë gjithsejtë 33 fotografi të realizuara së fundi e të cilat, duke u krahasuar me fotografitë që datojnë nga fillimi i shekullit XX e deri në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, evidencojnë shkatërrimin që ka pësuar qyteti i Prizrenit në periudhën prej një shekulli”, ka thënë Hajrulla Çeku nga organizata “Ec ma ndryshe”. Duke pasur si ide evidencimin e shkatërrimit të qytetit të Prizrenit, Çeku ka theksuar se vetëdijesimi më i mirë lidhur me këtë shkatërrim, i cili po vazhdon edhe sot, është menduar se mund të arrihet vetëm përmes realizimit të një katalogu me fotografi. Por fushata e tyre nuk do të marrë fund vetëm me katalogun.
“Promovimi i katalogut të parë paraqet vetëm nismën e këtij projekti, teksa i dyti e të tjerat në vazhdim pritet të jenë edhe më të pasuruara me fotografi e të cilat përmbajnë edhe një përshkrim jo vetëm prezantues për objektet, por edhe përshkrues”, ka thënë Çeku. Ai ka shtuar se nuk është vetëm Prizreni ai që u ka dhënë atyre material.
“Në vazhdim mund të promovojmë edhe trashëgiminë kulturore dhe urbanizmin e dëmtuar me kohën edhe të Prishtinës, Gjakovës Pejës etj.”, ka thënë Çeku.
Gati një vit u është dashur të vihen në kërkim të fotove të vjetra, përderisa për ato që japin imazhin e Prizrenit të sotëm është përkujdesur Samir Karahoda.
 “Fotografitë i kam bërë veçanërisht për këtë projekt. Duke pasur parasysh që e kam pasur të caktuar perspektivën nga të fotografoj, nuk e kam parë si të vështirë punën”, ka thënë Karahoda.
“Prizreni në retrovizor” do të promovohet këtë të shtunë në Prizren, ku do të mbahet edhe debati “Prizreni dikur dhe sot”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close