Publikuar me datën: Mon, Jul 23rd, 2012

Prishtina s’sheh lidhje mes zgjidhjes për veriun e hyrjes në OKB

Qeveria e Kosovës nuk i ka kundërshtuar bisedimet me Beogradin për veriun, por ka mohuar që rezultati i tyre do të mund të ndikonte, qoftë për të mirë a po për të keq, në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, të dielën, nuk ka dashur që të shihte lidhje midis bisedimeve për veriun e Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB.

“Ne nuk e kemi menduar këtë çështje. Nuk është çështja e veriut, e tërësisë territoriale, e kufijve dhe e sovranitetit temë e diskutimit në tavolinë me askënd dhe as lloj i pazarit politik”, ka thënë ai, edhe pse ditë më parë nuk i pati kundërshtuar sugjerimet e ndërkombëtarëve që për veriun të bisedohet me Serbinë.

Ky qëndrim i zëvendëskryeministrit ka ardhur të njëjtën ditë kur Beogradi po përpiqet të përforcojë pozicionin e tij karshi Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ditë më parë ka paralajmëruar hartimin e një platforme për bisedime me Kosovën dhe se në bisedime do t’i ftojë edhe Kombet e Bashkuara.

“Do t’i mbledhë politikanët, intelektualët, përfaqësuesit e Kishës, dinjitarët që të hartojmë një platformë të përbashkët në përputhje me Kushtetutën dhe në interes të qytetarëve të Serbisë”, ka thënë Nikoliq. Për dallim prej strukturave të mëhershme udhëheqëse në Serbi, ai nuk e ka përjashtuar ndërhyrjen me forcë nëse autoritetet e Prishtinës synojnë të shtrihen në veri.

“Nëse ndokush e sulmon dhunshëm veriun e Kosovës duhet ta ketë parasysh se edhe Serbia mund ta ndjekë të njëjtën rrugë për ta kthyer Kosovën. Pra, kush është ai që në një rast e justifikon forcën e në tjetrin jo”, është shprehur Nikoliq.

Ndërkaq, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq, ka deklaruar këtë muaj se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në OKB gjatë kohës së kryesimit të tij në Asamblenë e  Përgjithshme të OKB-së do të ishte një akt provokimi i pakuptimtë të cilin ai nuk do ta lejonte. “Derisa Serbia të kryesojë KB-në, e kjo do të ndodhë gjatë vitit në vijim, kjo do të mund të ndodhë vetëm mbi mua të vdekur”, ka thënë Jeremiq. Ai ka dashur të besojë që Prishtina as që do ta bëjë një kërkesë të tillë ku do të lypte anëtarësimin në OKB.

Mirëpo Jeremiq, lidhur me qëndrimet rreth bllokimit të Kosovës në raport me anëtarësimin në OKB, ka marrë përgjigje nga Kuçi.

“Deklarata e Jeremiqit është deklaratë e kohës së luftës së ftohtë dhe e mentalitetit të Millosheviqit. Fati i Kosovës për askund e as në OKB nuk varet nga Serbia”, ka thënë Kuçi. “Angazhimet tona janë me partnerët tanë ndërkombëtarë, ndërsa Serbia me siguri se do të jetë spektatore në atë ngjarje kur Kosova do të anëtarësohet në OKB”

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close