Publikuar me datën: Mon, Jul 19th, 2010

Prishtina kundër statusit special për Mitrovicën

Prishtinë, 19 korrik – Prej një dekade serbët në veri e sfidojnë autoritetin e Prishtinës. 
Pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të shpallë këtë javë mendimin e saj lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, pritet që për Prishtinën dhe Beogradin të fillojë një fazë e re e bisedimeve.
Dialogu besohet që do të fillojë në vjeshtë, megjithëse Beogradi ka paralajmëruar se pas mendimit të GJND-së, do të nisë një betejë shumë më të ashpër për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që mbahet në shtator, raporton BBC.
Diplomatët perëndimorë të cilët i kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit për dialog, kanë përjashtuar mundësinë që statusi i Kosovës të ri-negociiohet siç kërkon Serbia dhe kanë theksuar se nuk do të ketë ndryshim të kufijve.
Çështja më e ndjeshme që mund të hapet në këto bisedime është ajo e veriut të Kosovës, ku serbët për më shumë se një dekadë po sfidojnë autoritetin e Prishtinës.
Mësohet se një ide që po qarkullon në diplomacinë e BE-së është ajo për dhënien e një statusi special veriut të Mitrovicës, përkatësisht një autonomi e shkallës së gjerë.
Në qeverinë e Kosovës thonë se nuk janë të njoftuar për këtë ide dhe as që kanë diskutuar ndonjëherë për këtë çështje.
 “Në qeveri nuk e kemi menduar një gjë të tillë dhe ne kemi menduar se pakoja e Ahtisarit është e drejtë plotësuese për minoritetin serb dhe shumë më e madhe se sa të drejtat e minoriteteve në cilindo vend anëtar të BE-së”, tha zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Ai e bën përgjegjëse Serbinë për gjendjen në veri, por shfaq bindjen se Prishtina zyrtare do t’ia dalë ta integrojë veriun.
“Qëllimi i Serbisë ka qenë që fillimisht ta bëjë një pastrim etnik në tërë Kosovën, pastaj të bëjë veprime gjenocidiale, ta ndalojë pavarësinë dhe tani po tenton ta bëjë jofunksionale një pjesë të pavarësisë dhe tërësisë territoriale”, u shpreh zëvendëskryeministri Kuçi.
“Ne kemi kapacitetet tona, kemi mbështetjen e plotë ndërkombëtare dhe unë besoj se do të fitojmë ne, do të fitojë e drejta dhe do të fitojnë shumica e qytetarëve serbë që jetojnë atje, që e duan rendin dhe ligjit”, shtoi ai.
Për opozitën, hapja eventuale e diskutimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për veriun e Kosovës, do të nënkuptonte rinegociim të statusit të vendit.
Lideri i opozitës, Ramush Haradinaj është shprehur kundër idesë që veriu i Mitrovicës të ketë një status special.
“Po rrezikohet statusi i Kosovës, sepse veriu është Kosovë. Çdo ndërhyrje kudo në çfarëdo pjese të Kosovës, nënkupton se po rihapet statusi, ndërsa statusi është i vendosur në bazë të vullnetit të popullit në dakordim me bashkësinë ndërkombëtare në bazë të planit të Ahtisarit”, tha zoti Haradinaj.
Kohët e fundit kanë qarkulluar ide edhe për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Një zyrtar i Grupit Ndërkombëtar të Krizave i kishte konfirmuar BBC-së se qarqet politike në Beograd kanë propozuar që veriu i Mitrovicës me shumicë serbe t’i jepet Serbisë, ndërsa Kosova të marrë Preshevën ku jeton pakica shqiptare.
Zyrtarisht autoritetet në Beograd thonë se nuk duan as ndarjen e veriut, e as shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq në një intervistë për BBC-në pak kohë më parë pati deklaruar se Serbia angazhohet për ruajtjen e Kosovës si tërësi.
“Qëndrimi ynë për këtë çështje është shumë i qartë. Ne as nuk e duam ndarjen e Kosovës dhe as nuk duam që në çfarëdo mënyre të shkëmbejmë territore. Ne edhe më tutje i qëndrojmë besnik politikës sonë që Kosovën ta ruajmë si pjesë përbërëse të Serbisë, por kurrsesi që Beogradi të qeverisë me shqiptarët e Kosovës”, ka theksuar zoti Bogdanoviq.
Që nga përfundimi i luftës më 1999, veriu i Mitrovicës nuk ka qenë as nën kontrollin e administratës ndërkombëtare në Kosovë e as institucioneve të vendit.
Serbët e atjeshëm kanë shkëputur të gjitha lidhjet me Prishtinën dhe kanë forcuar ato me Beogradin. Përpjekjet e autoriteteve kosovare për t’iu ofruar shërbime serbëve të atjeshëm kanë qenë të pasuksesshme dhe rezistenca e tyre është bërë akoma më e fortë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës që kundërshtohet fuqishëm nga Serbia.
Hapja e një zyre të qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës në fillim të këtij muaji, shkaktoi protesta në të cilat si pasojë e një shpërthimi humbi jetën një qytetar dhe dhjetë të tjerë u plagosën.
Analistët thonë se veriu rrezikon të mbetet ‘konflikt i ngrirë’ po qe se nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë. E Prishtina dhe Beogradi tani për tani kanë mospajtime të thella dhe një zgjidhje kompromisi nuk duket në horizont.

Faleminderit për rekomandimin

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close