Publikuar me datën: Sat, Aug 28th, 2010

Prishtina e Beogradi në garë për veriun

Prishtinë, 28 gusht – Prishtina e Beogradi kanë nisur garë për të derdhur fonde për serbët në pjesën veriore të Kosovës. Analistët thonë se derisa synimet e fondeve të të dy kryeqyteteve dallojnë shumë, banorëve lokalë vështirë se do t’u përmirësohet jeta nga mjetet e zotuara. Joshja e serbëve për t’u integruar në institucionet e Kosovës, vlerësohet të jetë një nga qëllimet e Prishtinës zyrtare, e cila ditët e fundit ka ndarë 5 milionë euro për komunat veriore dhe tetë të tjera për komunat e reja me shumicë serbe në pjesët tjera të Kosovës, raporton Radio Evropa e Lir[.
Por, përballë këtij investimi nuk ka ndenjur duarkryq qeveria e Serbisë, e cila doli kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese serbe, duke ua vazhduar shtesat në paga serbëve, që punojnë për organet paralele serbe në Kosovë.
Analistët kosovarë thonë se nga kjo betejë e dy kryeqyteteve më së paku do të përfitojnë banorët lokalë.
Driton Lajçi shpjegon:  “Kjo garë është për të shtrirë autoritetin institucional, për të ruajtur sovranitetin në pjesën veriore të Mitrovicës më shumë sesa që është një betejë për të ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve atje. Gjithashtu është më tepër mediatike, publike, politike sesa që është duke ndikuar në thelb në terren”.
“Institucionet e Kosovës më shumë kanë dhënë premtime, ndërsa duhet parë nëse projektet e deklaruara të Serbisë janë realizuar, sepse ekziston mundësia që aty të ketë keqpërdorime”.
Në anën tjetër, analisti Arben Qirezi konsideron se ndarja e mjeteve nga ana Qeverisë së Kosovës është një përgjigje e duhur kundrejt ndërhyrjeve të Serbisë në veri. Por, ai ngre dilemën se si do të përdoret ky fond.
“Problemi te këto investime vjen, se cili është efekti i tyre dhe kush do t’i shpenzojë ato mjete. Këto investime bëhen me shpresë se komunat në veri të vendit, banorët do të marrin pjesë në zgjedhje dhe sikur në pjesët tjera të vendit, serbët lokalë do të zgjedhin autoritetet legjitime komunale”.Investimet tjera që vijnë nga Serbia, vijnë me qëllim që ta pengojnë këtë proces, jo domosdoshmërisht integrimin e serbëve, por pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës dhe këtu qëndron çështja kyçe e destabilizimit të vendit.
“Investimet tjera që vijnë nga Serbia, vijnë me qëllim që ta pengojnë këtë proces, jo domosdoshmërisht integrimin e serbëve, por pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës dhe këtu qëndron çështja kyçe e destabilizimit të vendit”, thotë Qirezi.
Politikanë serbë dhe qytetarë nga pjesa veriore e Mitrovicës kanë kundërshtuar fondin e Qeverisë së Kosovës për veriun, duke e parë atë si përpjekje për të blerë popullatën lokale.
Por, autoritetet kosovare janë shprehur se synim kanë rritjen e standardit jetësor të banorëve serbë. Mirëpo, rritja e standardit jetësor, sipas Driton Lajçit, nuk mund të bëhet në një ambient, ku mungon siguria dhe nuk ka sundim ligji.
“Investimeve, zhvillimit të ekonomisë, të bizneseve, të sektorit privat, duhet t’i paraprijë ambienti i sigurt dhe ky ambient krijohet përmes institucioneve të sigurisë”.

“Institucionet e sigurisë nuk janë shumë efikase në këtë rast në Kosovë, ndërsa ato të Serbisë nuk janë të dëshirueshme dhe pa ambient të sigurt nuk ka zhvillim ekonomik, që do të thotë nuk ka as ngritje të standardit jetësor”, shprehet Lajçi.
Në të vërtetë, vetë autoritetet kosovare shpeshherë kanë thënë se veriu është oazë e krimit për shkak të pamundësisë së autoriteteve kosovare të sigurisë që të shtrijnë kontrollin në atë pjesë të Kosovës, ku sundojnë organet paralele të financuara nga Serbia.
Driton Lajçi thotë se krahas investimeve, në veri, duhet të ofrohet dhe siguria.
“Këto duhet të shkojnë bashkërisht, aspekti i sigurisë dhe i ekonomisë dhe i politikës, në mënyrë që të shtrihet sovraniteti, në mënyrë që paratë të shkojnë me objektivin e paralajmëruar”, thekson Lajçi.
Qeveria e Kosovës synon që përmes investimeve të zbusë klimën e tensionuar në veri. Fondi i ndarë vjen në kohën kur po përgatitet terreni për mbajtjen e zgjedhjeve për komunën e re në veri të Mitrovicës, krijimi i së cilës parashihet me Pakon e Ahtisaarit.
Serbët në pjesën veriore zakonisht kanë bojkotuar zgjedhjet e organizuara nga Prishtina zyrtare.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close