Publikuar me datën: Sun, Feb 27th, 2011

PRIJËS I KRYENGRITËSVE TË LUGUT TË DRINIT NË LUFTË KUNDËR ÇETNIKËVE TË KOLASHINIT

PRIJËS I KRYENGRITËSVE TË LUGUT TË DRINIT NË LUFTË KUNDËR ÇETNIKËVE TË KOLASHINIT

KULLA E PJETER JAKUT -194O-41) (5)

Pjetër Jaku, si njohës i mirë i politikë dhe i rrethanave të kohës,përcjellës i pasionuar i shtypit të kohës dhe sipas ngjarjeve që zhvilloheshin ndjente se po përgatitej një luftë e re boteëore. Më 7 prill 1939 erdhi deri te invadimi italian ne Shqiperi. Më 6 prill 1941 sulmohet Jugosllavija e Greqia nga Gjermania që e mori për 12 dite, që ishte fundi i Jugosllavisë së Versajt dhe mbërrin liria e Kosovës nga ajo kulçedër. Mirëpo, kjo bëri që të vështirësohej gjendja e shqiptarëve në këto anë. Pjetri e vërejti rrezikun shpejt përgatiti popullatën e kësaj ane në mbrojtjen e saj nga ushtria e shkapëderdhur serbo-çetnike, që paraqiste një rrezik të madh për popullin e pambrojtur të këtyre anëve.U aktivizuan qetat e komitve por nëpër fshatra të Lugut të Drinit u organizuan edhe rojet e fshatit që ishin caktuar nga njerëzit me trimat në atë fshat e që kishin kontakte me çetat e komitëve.Kjo ndihmoi rujtjen e popullatës të këtyre anëve edhe pse pati shumë vrasje nëpër tërë Kosovë të popullatës shqiptare nga xhendarmeria,ushtrija, dhe kolonistët serb e malazez gjatë tërheqjes së tyre për serbi. Më se keqi pësoi popullata katolike e Dukagjinit në këtë hakmarrje të serbve. Kosovën e ndanë italianët, gjermanët, dhe bullgarët.Gjatë Luftës së Dytë Botërore pati përpjekje që të bëhet bashkimi i tokave shqiptare në një shtet, por jo edhe me sukses. Balli Kombetar u formuar më 1939, ndërkaq më 1942 është promovuar Programi i kësaj organizate nga z. Mithat Frashëri.

Mbeturinat e pushtetareve ,xhandarrve, e ushtarakve serbo-malazez çetnik të përbetuar kundra shqiptarëve u terhoqen në Kolashin të Ibrit, si Kosta Peçanci, vojvodë çetnik, të udhëhequr nga krykomandanti Drazha Mihajlloviç me 1943 formoi korpusin çetnik .Qellimi i ketyre ishte sulmimi i shqiptarve te Rrafshit të Dukagjinit dhe pjesve tjera te Kosoves.Korpusi kishte  gjashtë brigada.Në shtab ishin shumë udhëheqë të mëparshëm të disa vendeve të Kosovës,  si p.sh. çetniku Jovan  Llazareviçi, kryetar i Zllakuçanit dhe Radovan Ral Vuliqi,  ish – kryetar i Istogut etj .Keto formacione çetnike sulmuan fshatrat e Istogu dhe Drenicës, në tetor të 1943. Pjetër Jaku me shumë bashkëvendës organizoi një sulmë të përgjithshëm kundër forcave çetnike të Kollashinit të Ibrit. Në këtë aksion të madh ushtarak ,përveç luftëtarëve të Lugut të Drinit kanë marrë pjesë edhe vullnetarët nga mbarë Dukagjini dhe Kosova,si dhe nga Malësia.Çetnikët kanë pësuar humbje të mëdha dhe janë shkatrruar gati krejtësisht duke i ndjekur deri përtej Pazarit të Ri.U dalluan për trimëri nga Lugu i Drinit Pjetër Jaku, Marka Kola,Kol G. Mirdita,Uk Beka,Nue Perlleshi, etj.Col Bajraktari,Ram Alija Halil Sadikaj,Tahir Alija,Mulla Zekë Berdynaj,Bajram Gashi, Rrustë Rugova,si dhe kapiteni Hysni Rudi nga Shqipëria. Pas këtij dështimi çetnikët më nuk kanë pasur guxim të sulmojnë territoret e Kosovës deri  ka fundi i vitit 1944, kur edhe u shndërruan në partizanë.

Në Shqipëri, por aty-ketu edhe në Kosovë kishte filluar që prej shumë kohësh era e komunizmit të inportuar nga Rusia e Leninit e Stalinit.Marrëveshja e Mukjes nga ,,Nacionalçlirimtarja,,më 8 gusht 1943 dhe prishja pastaj me ndërhyrjen prefide të kominternit dhe PKJ më në kry Milladin Popoviçin, Dushan Mugoshën e Tempon ,ishte thikë pas shpine Ballit Kombetar dhe eliminim gradual të trurit kombëtar në të gjitha trojet shqiptare.Kjo e shqetësonte shumë Pjetrin dhe bashkëpuntorët e tij.Me kapitullimin e Italisë, më 8 shtator1943 lindi nevoja për organizim të një kuvendi kombëtar. Më 16 shtator 1943 në Prizren u mblodh Kongresi ll i Lidhjes së Prizrenit që shpalli vendosmerinë e popullit të Kosovës për bashkimin me Shqipërinë.Në këtë kongres nga Lugu i Drinit kanë marrë pjesë ky delegacion Pjetër Jaku,Ndue Përlleshi,Zef shllaku, Mark Jaku,Hil Jaku etj., të cilët populli i quante  ballistë.Qeverija e Berlinit me ane te ministrit fuqiplot per europen juglindore Herman Nojenbaher,  njohu ketë komitet dhe rishpalljen e shtetit shqiptar etnik me trojet e veta të aneksura padrejtesisht me 1913.Në Tiranë zgjedhet keshilli i lartë i regjences prej Mehdi Frasherit,Lef Nosit Pater Anton Harapi dhe Fuad Dibra,u formu qeveria e Rexhep Mitrovices.Pra kemi shtetin e pamvarur shqiptae te pranuarë nga Gjermanija te mbrojtur nga fqinjet grabitqarë nga ajo.Paraqiten edhe levizjet qe i ceka ma larët qe te ndihmuar nga sovjetiket e jugosllavet,  paraqiteshin si ,,qlirimtar,, kunder Gjermanis por në fakt e luftonin pushtetin e ri kombetar dhe angazhoheshin qe PKSH ta merr pushtetin.Atyre ju la shumë hapsirë, veprimi nga qeverija e asajë kohe. ,, Si shumë po ju besohet ketyre te kuqve te stalinit,, si i qunte ai komunistat, qe  nuk besojshin në zot,por edhe se e kishin prejaredhjen prej sllavëve, ,, e çdo gje qe ka prejardhje sllave eshtë e dëmshmë per shqiptaret,, sipas Pjetrit, ,, edhepse serbet kishin veshë lekuren e qingjit ata mbesin ujqer, se ujku lekuren e ndrron e vesin se harron,,.Komunistet e denoncun Lidhjen e Dytë të Prizrenit tradhtare,ndersa qeverinë e Rexhep Mitrovices,qeveri kolaboracioniste,çka sështë e vertetë, sepse ata kanë mbrojtur interesat kombetare, aq sa ka qenë e mundur, në kohë  okupacioni. Levizjet si në kosovë, dhe ne shqiperi, tregojshin, qe po pergaditet një fortunë e re, per ketë komb të shumë vuajtur

 

Zef Kola – Budisalës

Nue Perlleshi prej vitit 1939 ishte kryetarë komuë ne Rugovë të Hasit në BEC te Gjakovës si dhe ne fund në Budisalës deri doli në mal per te mbrojtur tokatë tona stergjyshore nga sllavo komunistet.Në shtator të vitit 1944 në cermonin e fejeses se djalit te ti të madh, Hilit, me te bijen e Zef Kol Gojanit nga Budisalci[ i pushkatuar edhe ai ne Istog te shtepija e popit me 1945 në janarë per pikpamjet e tija patriotike e anti serboçetnike], njeri prej atyre qe u angazhu per lidhjen e ketyre dy te rinjvë ishte Ndu Perlleshi Kryetari i komunës se Budisalsit.Ndou ishte mik dhe shok lufte dhe i paqes i Pjetrit,shpesh ishin se bashku ,her te Pjetri e her te Ndou në Paskalic.Ndou ishte kushuri i aferm me Zef Kolen, prandaj edhe mundesija e lidhjes se miqesis në mes te ketyre familjeve ishte knaqesi e dy anëshme.Pjetri e Ndou ishin miqe shtepije sepse vajza e vllaut[ Ndout] ishte e martuar me djalin e axhes se Ndout , Prenin Mark Perlleshit.Ajo qe i lidhte ma se shumti ishte ideali i perbashket per qeshtjen kombetare. Pjetri beri një gosti te madhe dhe ftoi shumë miq e dashamirë,pjesmarres ne këtë cermoni ishin krejtë parija e Lugut te Drinit dhe e nahisë se Gjakoves me Malesi e Lapushë,dhe zgjati dy ditë e dy netë, sikur darsem,me kegetare e dajre,  sikur ja ndjiënte zemra se nuk do te jetë ne gezimin e marteses  se tij [ketë e kishte thënë atë mbramje miqve,,sdi a to te jemë gjallë kur te martohet se janë tu arëdhë ditë te veshtira per ne.].Me Ndoun ishte në kontakt gati gjdo ditë, por nje mbramjë ne kullen e Pjetri u bisedu shum per situaten e krijuar në lug te Drinit dhe në Kosovë.Aty ishin mbledhur shum kryetarë te qetave kryengritese si nga Kosova dhe nga Malesia. Prezent ishte edhe i madhi dhe kryekryengritesi Z.Zef Gjidoda.Ndou kishte vendosur qe te dal në mal duke kriju qeten e tij qe do ti kundervehet ,,çlirimtarëve,, nenë masken e proletarjatit internacionalist te shqipe folsve, argatë te serbojugusovjetikve komunist.Me agazhimin e at Bernard Llupit prift ne kishen e Pejes te Zef Kola [kushëri i fisit i Ndue Perlleshit] pronar i një kafeje te madhe në Pejë qe te ndermjetesoi per të taku Marije Shllakun me Ndue Perlleshi qe Zefi e beri, me knaqesi.Një ditë sebashku me MARIN erdhen ne Budisalës ku me Ndoun mbajten nje tubim ku foli me shum zjarr Shkodranja e re. Ate nate musafire ne kullen e Pjeter Jakut ishte edhe Marije Shllaku me shum burra te nderuar te Lugut te Drinit ku u biseduar per gjendjen e krijuar.Marija ka qendru nje kohë ne ket anë por nenë perkujdesje te Zef Shllakut e Zef Qunit,deri eshte dergu në Doberdol te Dan e Pjeter Berisha

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close