Publikuar me datën: Sun, Apr 18th, 2010

Preteni mohon se lista “e të korruptuarve” është e Agjencisë

Prishtinë, 18 prill – Kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka mohuar të shtunën të jetë e institucionit që drejton një listë me emra zyrtarësh e ish-zyrtarësh të dyshuar si të korruptuar, e publikuar nga televizioni publik (RTK) dhe Klan Kosova.
Të dyja mediumet e kishin prezantuar dokumentin si zyrtar dhe të hartuar nga Agjencia, ndërkaq kishin publikuar vetëm disa nga emrat, midis 26 sish që ishin të listuar. Ani se nuk ka mohuar apo pohuar se ndonjërit prej zyrtarëve a ish-zyrtarëve të përmendur u është dërguar dosja në prokurori, Preteni ka thënë se dosjet nuk dërgohen në mënyrën se si janë prezantuar në të dyja televizionet, shkruan sot Koha Ditore.
“Mund të konfirmoj se lista nuk është e Agjencisë dhe nuk është dokument që ka dalë nga Agjencia në drejtim të medieve. Informacionet nuk shkojnë në prokurori ashtu si ishin në atë listë tabelore. Ato mbështeten në prova dhe jo në një tregim të shkurtër. Nuk ka informacion që shkon në prokurori, dhe që nuk i ka së paku pesë prova”, i ka thënë gazetës Preteni, në një prononcim telefonik. “Ai dokument (të cilit i janë referuar televizionet v.j.) nuk kishte as vulë apo ndonjë shenjë tjetër që tregon se është dokument zyrtar”.
Një ditë më parë, shumë nga të përmendurit në rrëfimet televizive kanë mohuar të jenë kontaktuar ndonjëherë nga prokuroria për çështjet për të cilat përfliten. Po këtë ditë, në RTK dhe në Klan Kosova kanë thënë të kenë bërë punë profesionale me rastin e publikimit të tyre. Kjo, ani se, nga rreth 26 emra të përfshirë në listë, vetëm disa ishin përzgjedhur për t’i publikuar, e po kështu edhe atyre që ishin përmendur nuk u ishte dhënë rasti të jepnin versionin kundrejt akuzës. Gjithashtu, kishin thënë se lista ishte dokument i Agjencisë Kundër Korrupsionit.
“Dokumentet që kemi cituar janë të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe ne nuk i kemi prodhuar ata emra”, ka thënë kryeredaktori i Klan Kosovës, Fatmir Aliu.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close