Publikuar me datën: Fri, Jun 15th, 2012

Presidentja Jahjaga me përfaqësues të biznesit në Iowa

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në SHBA, u takua me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Iowa me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me afaristët në Kosovë.
Në takimin e organizuar nga gjenerali Timothy Orr, i Gardës Kombëtare të SHBA-së,  presidentja Jahjaga theksoi se vizita në Iowa dëshmon lidhjen e fuqishme me Republikën e Kosovës, përmes marrëveshjes së nënshkruar për Partneritet shtetëror. Presidentja vlerësoi rolin e SHBA-së për paqen, lirinë dhe demokracinë në Kosovë dhe tha se bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve po thellohet edhe më shumë me partneritetin mes Iowa-s dhe Republikës së Kosovës.
Duke e falënderuar për pritjen Jahjaga theksoi se përmes partneritetit shtetëror Kosova ka vendosur marrëdhënie të ngushta me Iowa-n, posaçërisht me Gardën Kombëtare të SHBA-së por bashkëpunimi duhet të shtrihet, tha ajo, edhe në shumë fusha të tjera. Ajo theksoi se prania amerikane në Kosovë, përmes trupave ushtarake, ka sjellë paqen dhe stabilitetin jo vetëm për vendin por edhe për gjithë rajonin.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka vizituar edhe Universitetin e Des Moines të Iowa-s, të specializuar në fushën e mjekësisë dhe me drejtuesit e tij ka biseduar për mundësinë e shkëmbimit të përvojave, të programeve dhe mësimdhënësve e studentëve me Universitetin në Kosovë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close