Publikuar me datën: Sat, Jun 12th, 2010

Presidentit i kërkohet ta rikthejë Ligjin për deputetët

Prishtinë, 12 qershor – Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, të premten, i është kërkuar nga 12 organizata joqeveritare që të mos e dekretojë Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve. Kjo pjesë e shoqërisë civile, përmes një letre të hapur, ka shprehur bindjen se versioni i fundit i Ligjit të miratuar në Kuvendin e Kosovës, është i dëmshëm për taksapaguesit e vendit. Vërejtjen kryesore, OJQ-të e kanë adresuar tek neni 22 i ligjit, i cili e përcakton të drejtën e deputetëve për të fituar pension suplementar. Në këtë nen specifikohet se: “Deputeti, pas përfundimit të mandatit, ka të drejtë për pension suplementar, nëse detyrën e deputetit në një mandat e ka ushtruar më gjatë se sa gjysma e kohëzgjatjes së mandatit të përcaktuar me ligj dhe e ka mbushur moshën 50 vjeç”.
Duke u bazuar në kompetencat kushtetuese të presidentit, dhe në Rregulloren e Punës së Kuvendit, OJQ-të kanë kërkuar që ligji të rikthehet edhe njëherë për shqyrtim në Kuvend.
Me Kushtetutë parashihet që çdo ligj që miratohet nga Kuvendi duhet të nënshkruhet nga kryeparlamentari dhe të shpallet nga presidenti i shtetit brenda 8 ditësh, pasi ta ketë shkuar në adresë të këtij të fundit. Nëse presidenti, brenda tetë ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, atëherë ligji konsiderohet i shpallur edhe pa nënshkrimin e tij dhe publikohet në “Gazetën Zyrtare”. Kreu i shtetit mund ta ushtrojë të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, vetëm një herë, ndërkaq, Kuvendi, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, vendos për ose kundër amendamenteve të propozuara për ndryshim. Nëse amendamentet e propozuara nga presidenti nuk marrin shumicën e votave, atëherë mbesin ato që janë miratuar më herët nga Kuvendi.
Nisur nga fakti se ligji është mbështetur nga shumica parlamentare, përkatësisht nga të dyja blloqet, pozitë – opozitë, pak ka gjasa që të bëhet ndonjë ndryshim në përmbajtjen e tij.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se Ligji për deputetët në një formë i ka ulur standardet e deputetëve në krahasim me standardet që i kanë deputetët e rajonit. “Edhe mediat, edhe shoqëria, po kërkojnë që ne të miratojmë ligje të standardeve dhe konsideroj se ky ligj i ka ulur standardet nëse bëjmë krahasimin mes deputetëve të Kosovës me deputetët e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, ku po synojmë të shkojmë”, ka deklaruar Krasniqi. Mirëpo, OJQ-të, në letrën e hapur kanë sjellë shembuj nga shtete të ndryshme të BE-së dhe rajonit, ku deputetët nuk e gëzojnë të drejtën për pension suplementar në moshën 50-vjeçare. Sipas tyre, në Shqipëri dhe në Belgjikë deputetëve u takon pensioni suplementar pas moshës 55-vjeçare, në Francë, Itali dhe Danimarkë pas moshës 60-vjeçare, ndërsa në Britani, Gjermani, Holandë, Norvegji, Suedi dhe Finlandë pas moshës 65-vjeçare. OJQ-të, kanë tërhequr paralele mes deputetëve dhe kategorive të tjera të shoqërisë, vetëm për të nxjerrë në pah se sa të privilegjuar mund të jenë deputetët krahasuar me shtresën tjetër të shoqërisë.
“Përderisa mosha e pensionimit për shërbyesit civilë në vend është 65 vjet, dhe lartësia e pensionit përcaktohet sipas kontributeve të dhëna në Trustin Pensional gjatë karrierës së tyre, përfaqësuesit e popullit kanë privilegjuar veten e tyre, duke përcaktuar moshën 50-vjeçare si moshë kur u takon pensioni suplementar me vetëm gjysmë mandati shërbim, dhe madje duke e bazuar atë në pagën e deputetit e jo në pensionin mesatar në vend. Kjo nuk është e drejtë, veçanërisht kur kemi parasysh faktin se pensionistët kosovarë që kanë punuar mbi 40 vite për ndërtimin e këtij vendi, gëzojnë një pension simbolik prej vetëm 75 eurosh në muaj”, thuhet në letrën e OJQ-ve.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close