Presidenti Topi dhe presidentja Jahjaga vizituan studentet e plagosura

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi së bashku me presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizituan sot pasdite studentet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të cilat, pas lëndimit në aksidentin rrugor të autobusit në Qafën e Vishës, në Himarë më datë 21 maj, po kurohen në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Pasi u interesuan nga afër për gjendjen shëndetësore dhe përkujdesjen mjekësore që po u rezervohet studenteve të shtruara në “Repartin e Kirurgjisë”, kryetari i Shtetit shqiptar dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u prononcuan në prani të përfaqësuesve të medieve të shumta të pranishme.
Pasi ngushëlloi familjet e viktimave presidentja e Kosovës, Jahjaga tha se ndiejmë një dhimbje të madhe për këtë tragjedi kaq të rëndë dhe jemi me familjarët, jemi me të afërmit e tyre, me kurajon që të gjejnë forcën, që të gjejnë ngushëllimin, por duke mos harruar asnjëherë kujtimin e përjetshëm të të dashurve të tyre, për rininë e tyre dhe për ëndrrat e tyre.
Presidenti Topi pasi falënderoi presidenten Jahjaga dhe të gjitha autoritetet e shtetit të Kosovës për demonstrimin e asaj ndjeshmërie të lartë qysh nga momenti kur u mor vesh tragjedia.