Publikuar me datën: Thu, Sep 2nd, 2010

Presidenti Sejdiu priti komandantin e ri të KFOR-it

Prishtinë, 2 shtator –  “Gjatë këtyre njëmbëdhjetë vjetëve, KFOR-i ka bërë një punë të madhe në Kosovë. Pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë përherë shembull i shërbimit profesional dhe i disiplinës, ndaj ata kanë gëzuar gjithë respektin e qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës”, tha presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Erhard Buhler.
Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës kanë vetëm një vizion – anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe OKB-në, i tha  Presidenti gjeneralit gjerman.

Sa i përket çështjes së reduktimit të trupave të KFOR-it, presidenti Sejdiu ripërsëriti se ky proces duhet të bëhet në pajtim me situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe me ngritjen e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës.

Edhe në këtë takim, presidenti Sejdiu kërkoi që pjesëtarëve të FSK-së, qoftë edhe në mënyrë simbolike, t’u mundësohet pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse dhe humanitare të NATO-s kudo në botë, sepse Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj, si çdo shtet tjetër sovran, për paqen dhe prosperitetin e të gjithë popujve.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Buhler tha se për të ishte një privilegj i veçantë që do të udhëhiqte një mision si KFOR-i.

“KFOR-i do të vazhdojë të punojë me përkushtim të plotë për të siguruar një mjedis të qetë dhe stabil për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi omandanti Buhler.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close