Publikuar me datën: Sun, Jul 11th, 2010

Presidenti rrezikon të injorohet nga opozita

Prishtinë, 11 korrik – Presidenti Fatmir Sejdiu ka gjasë që fjalimin vjetor ta mbajë pa praninë e pjesës dërrmuese të opozitës parlamentare, ashtu siç e kishte mbajtur edhe para një viti, shkruan sot gazeta Koha Ditore. Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ai i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, pritet të mblidhen të hënën e javës së ardhshme, pak çaste para se presidenti ta nisë fjalimin, dhe do të vendosin nëse ia vlen për ta dëgjuar kreun e shtetit se çka ka punuar gjatë një viti, apo ta injorojnë në tërësi atë.

Deputetët e dy këtyre partive janë vënë para kësaj dileme duke u mbështetur në dy aspekte. Së pari, për faktin që presidenti është duke e kryer funksionin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe së dyti, për shkak se fjalimi vjetor i tij nuk pritet të përcillet me debat parlamentar. Në fakt, burime brenda Kryesisë së Kuvendit, kanë njoftuar se fjalimi i presidentit nuk ka mbërritur në Kuvend, kështu që ende nuk dihet as përmbajtja e tij. Jo zyrtarisht mësohet se deputetët, do ta kenë në duar këtë fjalim vetëm para fillimit të seancës.

Xhylnaze Syla, nga AAK-ja, ka deklaruar të shtunën, se grupi i tyre parlamentar, fillimisht do të futet në seancë, mirëpo nëse e sheh se aty nuk ka vend për debat, mund të marrë vendim për bojkotim të seancës. “Nuk është parimore që presidenti të mbajë fjalim për punën e tij, kurse deputetët të mos kenë mundësi që të flasin. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë për vetë faktin se presidenti është i zgjedhur nga Kuvendi”, ka thënë ajo. Syla konsideron se presidenti duhet të jetë shembull uniteti në vend dhe simbol i respektimit të kushtetutshmërisë, mirëpo, fatkeqësisht, ajo thotë se Sejdiu nuk e ka demonstruar as njërën as tjetrën.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close